Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Tottenham-Inter, ja formacioni i mundshem qe pritet te luaje Conte neser: vetem nje dyshim!

Drejt Tottenham-Inter, ja formacioni i mundshem qe pritet te luaje Conte neser: vetem nje dyshim!
Inter Club Staff

Antonio Conte dhe skuadra ne drejtimin e tij eshte gati per te luajtur ndeshjen e fundit te 2019 International Champions Cup.

Deri me tani zikalterit kane luajtur ndaj Manchester United te cilen e kane humbur me rezultatin 0-1, ndaj Juventusit te cilen e kane humbur me penallti ndersa ndeshja perfundoi me rezultatin e barabarte 1-1 dhe ne fund, vetem para pak diteve kane luajtur me PSG, ndeshje te cilen zikalterit e fituan me penallti.

Por nderkohe, zikalterit e Contes diten e neserme ne oren 16:06 do te luajne ndaj Tottenham ne Tottenham Hotspur Stadium.

Per ndeshjen e neserme bie ne sy mungesa e Lautaro Martinez i cili eshte konsideruar si jo i gatshem per kete ndeshje sepse sapo eshte rikthyer nga pushimet. Mungon edhe Lazaro (i demtuar) por edhe Diego Godin i cili eshte demtuar diten e djeshme ne stervitje.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi do te luaje neser keshtu: 

Handanovic ne porte, D’Ambrosio, De Vrij dhe Skriniar ne mbrojtje, Candreva, Gagliardini, Brozovic, Sensi dhe Dalbert ne mesfushe ndersa Esposito dhe Perisic ne sulm. Mund te luaje edhe Barella ne vend te Gagliardinit, por sipas Gazzettes mbase Conte do te preferoje ta hedhi ne fushe pjesen e dyte ate.”

Nderkohe, lojtaret e grumbulluar jane si me poshte:

Portiera: Handanovic, Padelli, Berni;

Mbrojtesa: De Vrij, Skriniar, Ranocchia, D’Ambrosio, Dalbert, Dimarco, Pirola;

Mesfushore: Brozovic, Sensi, Borja Valero, Joao Mario, Gagliardini, Candreva, Agoumè, Barella;

Sulmuesa: Politano, Perisic, Longo, Esposito, Puscas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.