Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtori sportiv i Atletico Madrid ne Milano, takim me Ausilion per Vrsaljko! Alternativa eshte…

Drejtori sportiv i Atletico Madrid ne Milano, takim me Ausilion per Vrsaljko! Alternativa eshte…
Bujar Berishaj

Interi vazhdon kerkimet per nje mbrojtes te krahut te djathte.

Dhe ne mesin e te preferuarve te teknikut Luciano Spalletti, pervec Alessandro Florenzit te Romes, eshte edhe Sime Vrsaljko.

Interi ka nisur prej kohesh kontaktet me klubin madrilen Atletico Madrid per mbrojtesin kroat duket kerkuar qe te sjell lojtarin ne Itali me destinacion Milanon, per t’i vene ne dispozicion trajnerit sa me shpejte mbrojtesin e krahut te djathte.

Dhe sic raportohet nga eksperti i merkatos se Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Colchoneros, italiani Andrea Berta tani eshte ne Milano per t’u takuar serish me Ausilion.

Ky takim pritet te sherbej per te gjetur nje marreveshje per transferimin e lojtarit kroat ne zikalter. Vrsaljko aktualisht eshte i impenjuar ne Kupen e Botes ne Rusi ku me Kroacine ka arritur te kualifikohet ne gjysme-finale per te luajtur tani kunder Anglise.

Keshtu pritet nje raund i ri tratativash mes Interit dhe Atletico Madrid ne kerkim te nje akordi qe do te lejonte kalimin e lojtarit nga Madridi ne Milano.

Nderkohe alternative e mbrojtesit te Atletico Madrid shihet mbrojtesi italian Matteo Darmian per te cilin Interi tashme ka pasur disa kontakte me agjentin e tij. Per te raportohet se Manchester United kerkon rreth 20 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.