Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtori Sportiv i Cagliarit: “Ja ku do te shkoje Nainggolan ne fund te sezonit.Te gjithe thone tek Roma vetem sepse…”

Drejtori Sportiv i Cagliarit: “Ja ku do te shkoje Nainggolan ne fund te sezonit.Te gjithe thone tek Roma vetem sepse…”
Inter Club Staff

Marcello Carli, drejtori sportiv i Cagliarit ka folur per TMW Radio edhe per lojtarin ne pronesi te Interit, Radja Nainggolan.

E ardhmja e belgut duket gjithmone e me shume larg Sardenjes. Por sipas tij, ai tashme e di klubin ku do te luaje Nainggolan sezonin e ardhshem. Keto kane qene fjalet e tij si me poshte.

“Nainggolan? Nje lojtar i forte dhe nje djalosh me nivek. Tek ne nuk ka prodhuar asnje problem te vetem sa kohe ka qene ketu.”

“Ai eshte shpirtmadh me te gjithe, nuk ta mbyll asnjehere deren. Per fat te keq nuk e kupton qe nuk mund te besoje tek te gjithe. Sepse shume te tradhtojne ne jete.”

“Kjo gje me merzit pak: ai eshte i lidhur me Cagliarin dhe ka deshire qe ta mbylle sa me mire kete kampionat.”

“Pastaj ka nje kontrate me Interin dhe ne fund do te rikthehet tek ata per te luajtur ne Milano.”

“Por tani e ka mendjen vetem tek Cagliari dhe me siguri nuk e di cfare do te ndodhe. Por kartoni i tij eshte ne pronesi te Interit.”

“Ne kete moment ka dhe nje problem te vogel ne pulpe dhe se di kur mund te rikthehet, por shpejt besoj.”

“Ndonjehere fjalet e tij keqperdoren. Ka shume nga ata qe thone se do te ike te Roma apo se ka deshire per tu rikthyer atje. Do te shihet kur te mbaroje kampionati: me siguri qe djaloshi eshte i Interit dhe ata do te mundohen ta vleresojne ne shtepi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.