Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtori sportiv Udinese: “Problemi eshte mes Inter dhe Juventus. Danilo dhe Basta..”

Drejtori sportiv Udinese: “Problemi eshte mes Inter dhe Juventus. Danilo dhe Basta..”
Xhorxh Gellci

Nje tratative me e komplikuar sesa parashikohej. Ishte gjithcka gati per Mauricio Isla tek Inter, me shoqerine zikalter qe dukej se kishte percaktuar marreveshjen me Juventus dhe Udinese. Por pastaj ka qene frenimi i Antonio Contes qe ka vendosur veton mbi shitjen e kilenit, dhe ka bere te deshtoje gjithcka, te pakten per momentin. Sipas disa kolegeve, problemi ka qendruar edhe me klubin e Udineses, mbajtes i gjysmes te dyte te kartonit te lojtarit, qe deshironte qe njera nga dy shoqerite te merrte persiper detyrimin e blerjes, ashtu sic kishte rene dakord me Juventusin me pare. Marotta kerkonte t’ja kalonte Interit kete detyrim, ndera Branca shoqerise torineze. Per te kuptuar me shume, FcInterNews.it ka kontaktuar ekskluzivisht me drejtorin sportiv te Udineses, Cristiano Giaretta. Ja fjalet e tij:

Bejme permbledhjen e situates mbi Isla: tratativa eshte akoma ne kembe, pavaresisht ketij frenimi te papritur?
“Pa dyshim ka qene nje stopim. Nuk e di nese eshte akoma ne kembe, por mendoj qe jo. Gjithsesi, duhet te pyesni Interin dhe Udinesen, sepse ne nuk jemi ne dijeni.

Thuhet qe ky frenim ka qene edhe per ‘faj’ te Udineses qe ka kerkuar garanci per blerjen e gjysmes tjeter te kartonit…
“Jo, nuk eshte aspak e vertete, sepse me Udinesen gjendet gjithmone nje zgjidhje. Ne jemi nje shoqeri elastike ne gjithcka. Varet vetem nga ata. Nuk vetem sa jemi ne pronesi te gjysmes tjeter te kartonit qe do te blihet nga Juventus ose Inter, por duhet te bien ata dakord.”

Flitet per nje rikthim te papritur te Interit per Danilin, nese Ranocchia do te largohej…
“Deri me sot nuk kemi patur kontakte me drejtuesit zikalter per Danilon. Kemi ndertuar skuadren sepse pas pak do kemi eliminatoren e Europa League, prandaj duhej ta kishin kerkuar me pare, nese ishin me te vertet te interesuar per te.”

Tani qe tratativa me Isla ka probleme, mund te kthehet Interi tek Basta?
“Eshte i njejti diskutim si per Danilon. Deri me sot nuk e ka kerkuar njeri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.