Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

256 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtori Sportv i Napolit zbulon: “Insigne tek Interi? Ajo qe mund te them eshte se agjenti i tij te selia zikalter do te thote…”

Drejtori Sportv i Napolit zbulon: “Insigne tek Interi? Ajo qe mund te them eshte se agjenti i tij te selia zikalter do te thote…”
Inter Club Staff

Me sa duket kujdesi me i madh te Napoli eshte rinovimi i Lorenzo Insigne, lojtar qe eshte dhe kapiteni i te kalterve.

Diten e djeshme, vetem pak minuta perpara Napoli-Legia Varshava, ka folur edhe drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli.

Ai ka treguar per te ardhmen e lojtarit per mikrofonat e Sky Sport dhe natyrisht eshte ndalur edhe te zerat per Interin.

Kjo sepse diten e djeshme eshte perfolur shume sepse agjenti i Insignes eshte pare ne seline e Interit per nje takim.

“Klubi ka parametrat e tij. Lorenzo eshte kapiteni yne. Ne duam qe ai te qendroje te Napoli per shume kohe.”

“Kete e dua edhe si nje Napoletan i vjeter. Une te Insigne shoh shume vlera. Prandaj, do te diskutojme dhe shpresojme ne nje marreveshje.”

“Ne po flasim me agjentin e tij, me siguri qe nuk do te kemi asnje problem ne diskutime. Duam te shprehemi qarte.”

“Inter? Mendoj se nese agjenti i tij do te shkonte te Interi per te folur per Lorenzon me siguri do e kishte bere ne nje menyre me delikate, jo perpara te gjitheve.”

“Me siguri ka shkuar per te folur per dicka tjeter me Interin, jo per Insigne. Te pakten une keshtu e mendoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.