Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

915 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dreke tjeter ndermjet Steven Zhang dhe presidentit te Atalantes: Ja per cfare eshte folur! Ne tavoline…

Dreke tjeter ndermjet Steven Zhang dhe presidentit te Atalantes: Ja per cfare eshte folur! Ne tavoline…
Inter Club Staff

Zikalterit vazhdojne te bisedojne nga afer me Atalanten prej disa javesh tashme dhe takimet e Steven Zhang kane qene te shpeshta me presidentin e Atalantes, Percassi.

Raportet e mira ndermjet dy klubeve nuk jane me nje mister, ashtu sic nuk eshte nje mister se Interit i pelqen shume Bryan Cristante.

Pikerisht per kete arsye, dje ka pasur nje dreke tjeter ne ”Osteria della Brughiera”, restorant ne Villa d’Alme, ndermjet Steven Zhang dhe Luca Percassi, qe respektivisht njeri eshte djali i Zhang Jindong (pronari i Suning dhe Inter) dhe tjetri i Antonio Percassi (pronarit te Atalantes).

Image result for percassi atalanta zhang

(Kjo foto eshte bere ne Kine gjate nje vizite te presidentit te Atalantes).

Gjate kesaj darke eshte bashkuar edhe presidenti i Atalantes.

Raporti ndermjet te dyve shkon pertej futbollit, sepse dy familjet kane mardhenie shume te mira ndermjet tyre.

Mbase eshte nje koicidence, por neser Interi do te luaje pikerisht ndaj Atalantes nje nga ndeshjet me te rendesishme te ketij sezoni.

Natyrisht qe do kete pasur batuta ndermjet paleve per kete ndeshje por sipas Tuttosport, nje nga temat me te nxehta te darkes ka qene pikerisht Cristante, alternativa numer nje e Interit ne rast te kualifikimit ne Champions League dhe nese zikalterit nuk do te arrinin dot te blinin Kevin Strootman.

“… Per te ardhmen i vezhguari special i drejtorit sportiv Piero Ausilio eshte Bryan Cristante qe ne kete sezon ka shenuar plot njembedhjete gola ndermjet kampionatit dhe Europa League (…) dhe Interi po e monitoron me kujdes te gjithe situaten e nje nga talenteve me te medhenj te futbollit italian.”

Image result for bryan cristante

“Nese Luciano Spalletti do te arrinte te kapte Champions League (ashtu si te gjithe shpresojne). dhurata – pervec rinovimit te kontrates nga 2019 deri ne 2021 – do te jete Kevin Strootman.”

“Mbi hollandezin Ausilo – fale assistit te dhene nga De Vrij – po punon me agjencine Seg, agjenci prokuratoresh qe menaxhon edhe Strootman. Cdo gje duket e thjeshte duke qene se Roma sdo te pranonte tratativa por lojtari ka nje klauzole prej 45 milione eurosh.

“Keshtu Cristante, si Barella, prezanton nje alternative te mire “made in Italy” ne rast se zikalterit nuk do te arrinin dot tek Strootman.”

“Gjithesesi hollandezi eshte ne pole position nese Interi do te arrije ne Champions per momentin.”

“Kjo sepse Interi deshiron te perforcohet me lojtare qe jane gati per skena te medha si ajo e Champions.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.