Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

639 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dries Mertens: “A kam qene afer Interit ndonjehere? Ja cfare ndodhi ne kohen e Mancinit…”

Dries Mertens: “A kam qene afer Interit ndonjehere? Ja cfare ndodhi ne kohen e Mancinit…”
Inter Club Staff

Rruget e merkatos jane me te vertete te pafundme ndonjehere.

Kete gje e vertetojne me se miri zerat e transferimeve te mundshme ne periudhe merkatoje por edhe vete transferimet.

Pikerisht per kete gje, ka folur sot Dries Mertens, sulmuesi i Napolit.

Gjate intervistes se tij te gjate, ai ka treguar se nuk e shikon dot veten me nje skuader tjeter ne Itali, por ka kujtuar edhe nje interes te Interit per te dy vite me pare kur ne pankinen zikalter ishte i ulur Roberto Mancini.

Ja fjalet e plota te Mertens:

Image result for mertens napoli

“Ne Itali nuk mund te vesh dot asnje bluze tjeter. Une jam shume mire ketu ku ndodhem, tek Napoli, por ne merkato nuk i dihet kurre, prandaj ‘kurre mos thuaj kurre’, sepse atehere kur nuk e pret te vjen dikush dhe paguan klauzolen.”

Kete gje e ka thene pikerisht belgu ekskluzivisht per Gazzetta dello Sport i cili ka shtuar me vone edhe nje fjali per Interin:

“Kujtoj si tani kur u fol per nje transferim timin tek Interi kur ishte Mancini. Ajo qe ndodhi atehere ishte qe une nuk isha kurre afer Interit, sepse nuk kishte nje tratative te mirefillte.”

“Gjithesesi po jua them: nuk do mund te luaja asnjehere per nje skuader tjeter italiane. Ne Itali eshte vetem Napoli per mua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.