Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nese vjen Malcom, do te shitet nje lojtar: ja kush! Nderkohe Bordeaux vendos qe…

Nese vjen Malcom, do te shitet nje lojtar: ja kush! Nderkohe Bordeaux vendos qe…
Bujar Berishaj

Pas disa ditesh me pune intensive, Interi ka marre nje pauze te vogel per te planifikuar strategjite e merkatos.

Strategji keto qe do te lejojne qe Luciano Spalletti te kete ne dispozicion copezat e fundit qe i mungojne per te pasur nje skuader sa me konkurruese.

Sic raporton Sky Sport, emri i Malcom eshte ai qe vazhdon te jete ne radarin zikalter por duhet kuptuar se kush do te largohet sepse tani ne ekip ka 4 sulmues krahu, saktesisht Perisic, Candreva, Politano dhe Karamoh.

Per t’i bere vend Malcom mund te kete nevoje qe dikush nga keta sulmues te largohet, me Candreva e Karamoh qe kane me shume mundesi te largohen nga Appiano Gentile.

Por me shume se sa francezi, shanset e Candreves qe ka kaluar nje sezon te fundit shume poshte pritshmerive, jane shume te larta qe ai te mos jete sezonin e ardhshem me bluzen zikalter. Arbereshi Candreva mund te perfundoje ne Angli.

Dhe pikerisht Malcom, per te cilin Inter dhe Bordeaux po vazhdojne te negociojne, eshte grumbulluar ne pergatitjet para-sezonale te ekipit francez.

Sulmuesi brazilian eshte pjese e listes prej 22 lojtareve te grumbulluar nga trajneri Poyet.

Gjate pasdites u perfol se tekniku i francezeve nuk do e grumbullonte per shkak te negociates me Interin, por ky lajm rezultoi fals.

Inter ofron 10 milione euro per brazilianin edhe 30 milione per te drejten e blerjes kurse Bordeaux ne anen tjeter deshiron nje shitje me titull perfundimtar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.