Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dy anet e monedhave: Mikpritja vs Intriga 1-0.

Dy anet e monedhave: Mikpritja vs Intriga 1-0.
Inter Club Staff

Ne fakt te them te drejten nuk di nga tja nis, sepse deri ne momentin qe e perjetova, me dukej nje situate surreale per tu perjetuar, shume larg imagjinates time. Gjithcka ka te beje me Inter Club Albanian, grupimin e pare te tifozeve te Interit ne Shqiperi dhe ne trojet Shqiptare (dicka per tu krenuar te gjithe apo jo?), dhe me nje grupim te sapo formuar tifozesh te Interit ne Kosove, Inter Club Kosova (realisht eshte dicka per tu gezuar lajmi i formimit te ketij tifo-grupi, sepse cdo gje qe perhap interizmin, per mua quhet si dicka e mire). Ne pamje te pare, duket cdo gje normale. Por sa mire do te ishte sikur me te vertete te ishte keshtu… Dua te filloj tju tregoj kronologjine e ngjarjeve te javes se fundit, dhe me shume mundesi ju qe nuk i njihni fare, por le ti leme fjalet dhe gjykimet ne fund, te vazhdojme me tregimin(aspak te kendshem)…

KRONOLOGJIA

E merkure, 4 Dhjetor– Kontaktoj me Adonisin, nje nga Interistat qe gjithmone eshte i gatshem te na ndihmoje ne terren sa here qe ka pasur mundesi ne Prishtine. I tregoj se eshte vendosur nga Bordi i ICA qe te vijme ne Kosove te Dielen per te shperndare teserat, por duke qene se Gjergji(nje antar i ICA), na ftoi ne shtepine e tij per nje nate, duke na ofruar kushtet per te qendruar nje nate ne Prishtine, i komunikoj Adonisit qe deshira jone eshte te shikojme nje ndeshje me ju atje, por edhe te shperndajme kartat dhe dhuratat per te antarsuarit. Ideja e par e tij, dhe e imja gjithashtu ishte te iknim tek nje “Fillikaqa Bar” tek e cila pame sezonin e kaluar INTER-Genoa 1-1. Po te merkuren, Adonisi flet me menaxherin e Barit parimisht qe Interistat te mblidheshim tek kjo e famshme Fillikaqa. Cdo gje eshte ne rregull deri ne kete pike, menje here nje dite me pas, japim lajmerimin ne faqe (linku i lajmerimit) qe Interistat te DIELEN mblidhen aty per te pare ndeshjet dhe per te shperndare materialet e antareve.
E shtune, 7 Dhjetor– Lajmerimi vazhdoi per disa dite, deri te SHTUNEN paradite. Po pikerisht te SHTUNEN, vetem nje dite para, menaxheri mer ne telefon Adonsin per ti thene qe “Me vjen keq, por vendin ku do mblidheshit ju tek Fillikaqa (tek projektori ku ishte vendi i prenotuar) do te mblidhet nje fare InterClubKosova, kshuqe prenotimi juaj eshte anulluar nga Pronari dhe do te jeni tek pjesa e televizorave(nje vend ne anen tjeter te lokalit, pa projektor te madh, si dhe nuk do te kishte aq shum vend sepse pritej te mblidheshim shume). Ky lajm mu trasmetua ne moment nga Adonisi, dhe realisht nuk mund ti besoja syve pasi e lexova, se ne nje fare menyre ishte pertej logjikes, pertej normales. Kontaktojme disa here me menaxherin e Fillikaqes, por pergjigja esht e njejte, “Ju keni te drejte por Pronari keshtu, Pronari ashtu”. Dhe keshtu, plani jone, per te shperndare dhuratat per anteret e Prishtines, dhe per te pare nje ndeshje sebashku me Interistat Shqiptare te Kosoves ishte kompromentuar, dhe me e bukura ishte se te gjithe personat pas kesaj historie intrige ishin Interista, dhe per me shume drejtues te nje Inter Clubi, ku keto gjera per ta duhet te jene te pakonceptueshme. E keshtu, Adonisi kerkon gjate gjithe dites ne Prishtine per nje vend ku mund te shikonim ndeshjen dhe te shperndanim dhuratat, sepse nuk mund te linim ne genjeshter Interistat atje, dhe gjen nje lokal te quajtur PLAY4CASH. Ambient i mire, mikprites, ku ja kaluam vertete bukur. Por normalisht drejtuesi i ICK (linku i fotos se komentit) gjen vend te tallet serisht me kete zgjedhje te kushtezuar nga ai vete. Eh cfare mund te themi? Thote i shohim ndeshjet ne Apexa, dhe mesa duket bukuroshi i lajmeve qenka i merzitur se skemi pyetur(kordinuar me) ate perpara se te ikim ne Prishtine, a thua te jete kryeminister, edhe pse komunikimi me te eshte 0 (zero), dhe do e shpjegojme pak me poshte perse. Kjo ketu eshte dhe kronologjia e ngjarjes se Fillikaqas, dhe intriges qe pesuam ne kete rast.
E diele, 9 Dhjetor – Nje nga ditet me te bukura qe mund te kemi kaluar ndonje here, te gjite merzine per sa i perket ngjarjes me lart, na u zhduk nga mikpritja e miqve tan atje, Interistave te mrekullueshem qe ka gjithe Kosova, nga jugu ne veri. Fale tyre cdo gje shkoi sipas planit tone, dhe jo planeve dashakeqe(nje zot e di perse i kane.)

PERSE? Tju them perse e gjitha kjo ndodhi une ju betohem qe nuk e di. Eshte xhelozia(perse?), eshte inati(perse?), eshte budallalleku(nuk mund te ishin disa njerez me kopetent ne vendin tuaj?), eshte injoranca(ksaj skemi cfare i bejme). Perse keni kenjyer ndjekesit tuaj dje gjate gjithe ditesh qe ne nuk paskemi dashur te bashkohemi ne nje vend? Perse nuk i thate qe na zute vendin? Pse nuk i thate qe nuk bete as te voglen perpjeke per bashkim qofte edhe per te pare nje ndeshje? Perse gjetet pikerisht ndeshjen me Parmen te riktheheshit te mblidheshit ne Prishtine pikerisht tek i njejti vend ku ishte prenotuar? Perse? E keto perse-te nuk mbarojne kurre ne lidhje me ju. Une prap nuk e di, dhe nuk mund ta ve doren ne zjarr per asnjeren nga keto, por e kerkoj nga ju “persene” e gjithe kesaj ngjarjeje te turpshme.

E TURPSHME – Eshte e tille sepse ju bete bashkeqytetaret tuaj te ndiheshin keq me ngjarjen e mesiperme. Ju bete qe Interistat Shqiptare te Kosoves te shkruanin mesazhe pafund te tipit: “Vella, ne na vjen turp per ate qe ka bere Inter Club Kosova, por te lutem duhet te dish se ne nuk jemi si ata.” A ka me keq sesa te perfaqesosh Interistat e vendit tend(ne kete rast ju) dhe te mos ndihet askush i perfaqsuar nga ju(pervec rrethit tuaj te ngushte)? A ka me keq dhe turp sa te marim ftesa cdo dite nga Inter Club Maqedonia, Inter Club Mali i Zi, Inter Club Greqia per bashkpunime, dhe me te voglin komunikim normal nuk e keni tentuar me ne? A ka me keq sesa te vijne Interista porsi ju, dhe po ju ti zini vendin thjesht per inate/interesa personale? Dilni na e tregoni cfare problemi keni? Cili eshte problemi juaj me ne, me mua, me ‘x’ person. Do ishte me burrerore, dhe jo kaq e peshtire. Dhe per ndjekesit e hershem te ketij problemi, kjo nuk eshte dicka e re. Ishte vera e vitit 2012 kur ne erdhem per here te pare ne Prishtine per antarsime, dhe ju nuk ishit asgje me shume se sa nje grup facebooku, dhe dilnit ne thirrje: “Ata te Shqiperise, ne te Kosoves”, mos u antarsoni, prit te hapet Inter Club Kosova, dhe ne fund asgje su be, mbaroi sezoni dhe mbajetet me mashtrrime Interistat tuaj. E njejta gje edhe kete sezon, Gusht 2013, te njejtat thirrje, te njejtat gjera te peshtira. Por me duket se keni devijuar nga qellimi pa nisur akoma rrugetimin e gjate te nje Inter Clubi. Dhe jua siguroj qe kjo eshte dicka shume, po shume e keqe dhe frutet qe jep i ka te kalbura. Problem tjeter i madh eshte kur i padituri, ben te zgjuarin dhe kopetentin: Dikush nga ju, sdua ti permend emrin, por po i them inicialet BM, ka ardhur me ka kerkuar falje perpara dy sezonesh per thirrjet anti ICA, dhe cfare te shoh perpara disa muajsh ne facebook, ICA na ka zhvatur ne Kosovareve. Sa patetik. Por e thash me larte, kur personat jo kopetente, bejne kete rol, dhe behen te ditur menje here, hedhin helm, vrer, m**, etj, kunder asaj qe si pelqen. Perpara dy sezonesh, te gjitha InterClubet, kane qene te detyruara qe per antaret jashte shtetit, te paguheshe nje kuote shtese prej 15 Eurosh, dhe keta e quanin zhvatje. Rregulli Interit, parate shkonin tek Interi, dhe keta e quanin prape zhvatje. Eshte injoranca dhe jo kopetenca e nderthurur aq ngushte sa nxjerr keto perla arsyetimi qe edhe vete filozofet do i kishin zili. Por kjo nuk ja vlen te zgjatem me shume, sepse te tille persona nuk ja vlejne. Mjere Interistat e Kosoves nen drejtimin e kujt kane rene. Por prit se nuk mbaron me kaq…

A E DINI SE – Me daten 11 Korrik u kontaktova nga nje person, i cili me tha nese mund ta ndihmoja, dhe natyrisht qe i thash po, sepse zakonisht ata qe me kerkojne ndihme me ndonje gje, apo me pyesin per dicka, nuk para i them jo. Ai me kerkoi ndihme qe ti ndihmoja me hapjen e Inter Club Kosoves. Ne ate moment thash me vete pse jo, me kishte derguar edhe ftese, e i hapa profilin por cfare te shikoja? CFARE TE SHIKOJA? Ishte nje Milanist ai qe po me kerkonte ndihme qe te hapej INTER CLUB KOSOVA. Dhe kete gje sdo e le vetem ne kontekstin e thashethemeve, por dua ta dokumentoj me prova(foto). Shikoni 3 fotot me poshte:

ICK1

Vazhdimi i mesazhit…

ICK2

Vazhdimi i mesazhit…

Profili i Milanistit me lart…

SHAKA E KRIPUR – Ne fillim e gjithe kjo historia me Milanistin mu duk nje shaka, por pasi vazhduan mesazhet u kuptua gjithcka dhe realisht kam fshire syt sepse spo me besohej. Po si dreqin eshte e mundur? Po si dreqin mund te konceptohet? Pra ma thoni, ky eshte problemi per ate qe bete, se nuk ndihmova shokun tuaj Milanist qe te hapte Inter Club Kosoven? Nuk kontaktonit dot vete? DHE SI PERFUNDIM, A KENI NDONJE FIJE TURPI? Mendoj se nje falje publike e meritojme, dhe qe cke me te…Ky ka qene nje nga momentet me te habiteshme ne jeten time.

PERFUNDIMI – Ne fund, dua te qartesoj dicka, qe po e perseris sepse sdua te keqkuptohem, dhe sdua te krijoj nje imazh te keq te djemve Shqiptare te Kosoves. Gjate ketyre viteve kam krijuar miq te mrekullueshem, dhe kam njohur djem flori me plot kuptimin e fjales. Nga tja nis? Nga Adonisi dhe Krenari qe me kane ndihmuar me cdo gje qe kam pasur nevoje ne terren ne Prishtine? Nga Arbiosi qe eshte gjithmone i gatshem? Nga Leka qe kur mori vesh qe do isha ne Prishtine diten e dasmes se tij me ftoi ne dasem? Nga Graniti, Atdheu, Iliri qe jane djem me nje doze humane mbi normales dhe mikrpites ne kulm? Apo nga Gjergji qe me hapi dyert e shpise mua dhe djemve te tjere qe do te udhetojme nga Tirana per te fjetur nje nate qe te mos kthehemi duke udhetuar naten? Kto jane vetem disa, se jane me dhjetra Interistat qe duhet te permend. KJO ESHTE KOSOVA QE UN NJOH! Keta jane SHQIPTARET E KOSOVES, dhe kjo eshte kultura, mikpritja e djemve, bij te asaj toke! Nuk duhet te bejme gabimin te krijojme nje imazh te keq, per shkak te dy deleve te zeza apo tre qe na pengojne rrugen qe te jemi bashke. E cu pa pastaj? MOS BENI GABIMIN TE GJYKONI NJE SHOQERI PER SHKAK TE DISA INDIVIDEVE, KURRE. E cili ndihet i perfaqesuar nga nje apo dy deshtak qe ne vend te kene ne mendje bashkimin per nje qellim kane ne mendje ndarjen per nje perfitim? Imazhi im per djemte e Kosoves nuk mund te prishet dot as nga ju as nga askush. Mbaj mend Arbisoin i cili i pagoi dikujt antarsimin se ai skishte mundesi ekonomike. Mbaj mend Krenarin i cili me ka pritur ne stacion cdo here qe kam ardhur. Mbaj mend nje djal te vogel i cili erdhi ne Tirane ne 2011 me babain te cilit mezi ja kishte mbushur mendjen qe te vinte vetem e vetem te antarsohej. Mbaj mend Leken i cili edhe pse ne 2012 antarsimi per ata jashte Shqiperise ishte diku tek 15€ me shtrenjte erdhi nga Prishtina vetem per kete pune. Mbaj mend njerez qe falenderonin qe vajtem ne Prishtine pafund. Mbaj mend nje Prishtine mikpritese, te ngrohte edhe pse ftohte, nje Prishtine te dashur. Ja pra, ky eshte imazhi im per ju, i cili nuk do te ndryshohet kurre nga asgje, dhe askush. JU NUK JENI KOSOVA, KOSOVA ESHTE E DASHUR DHE MIKPRITESE, KOSOVA NUK TE FUT SHQELMIN E AS NUK TE PRET ME GURA. DHE PO, KOSOVA ESHTE SHQIPERI! 

Beni dicka te mire sa nuk jeni teper vone, ndryshoni kurs, drejtim, te pakten per te miren e atyre njerezve qe kane paguar antarsimin tek ju. Se me te gjitha keto gjera qe keni bere, me ne ja keni mbyllur vetes deren deri ne momentin qe do keni ne krye ata qe keni… Por si perfundim, ju faleminderit, sepse na keni bere me te forte, dhe na keni bere nje grup shume me te bashkuar dhe kjo u pa dje atje! Ju nuk jeni armiqte tane, nuk keni per te qene kurre, por ata qe keni ne krye jane armiqte e vetvetes si fillim… Thjesht AMALA!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Previous Story

There are no older stories.