Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

714 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dy lojtaret e vetem qe Zanetti ka kritikuar ne librin e tij, njeri eshte Chielini: ja cfare tregon kapiteni!

Dy lojtaret e vetem qe Zanetti ka kritikuar ne librin e tij, njeri eshte Chielini: ja cfare tregon kapiteni!
Inter Club Staff

Vetem dy jane lojtaret qe ka kritikuar Zanetti ne librin e tij te publikuar vite me pare njeri prej tyre eshte pikerisht Giorgio Chiellini, njeriu qe per te shitur disa kopje me shume libri del me deklarata duke sulmuar kundershtaret e tij ne Serie A dhe ish-shoket e skuadres.

Javier Zanetti, ne karrieren e tij te gjate futbollistike eshte ndare nga te tjeret pikerisht per shkak te vlerave dhe besnikerise se tij.

Ne fushe, por jo vetem. Ne librin e shkruar se bashku me gazetarin Gianni Riotta, Zanetti eshte shprehur me terma negavite vetem per dy lojtare por pa e tejkaluar asnjehere cakun.

Njeri nder ta, ka qene Giorgio Chiellini, protagonist i disa deklaratave diten e djeshme. Keto kane qene fjalet e Javier Zanettit ne liber.

“Sa here e kam pare perballe ne fushe, e kam pare plot arrogance. Me gjoksin perpara. Eshte lojtari qe kur shoku ka pesuar nje faull, ne vend qe te ule gjakrat, hidhet perpara sikur eshte ne nje sherr bari.”

“Nuk me pelqen per kete arsye, per kete tip qe ai ka. Per mua, solidariteti dhe respekti duhet te ekzistoje gjithmone ndermjet kundershtareve. Nuk mund te luash me dike nese ti nisesh me idene per te luajtur keshtu.”

“Ne nivel nderkombetar, ka lojtare shume te zotet si Chiellini apo Bonucci (ky i fundit eshte rritur tek Interi, e kam pare te stervitet perkrah meje kur ishte tek Primavera) qe hyne ne fushe si aristokrate te mbretit diell.”

“I shohin te gjithe nga lart e deri poshte, shajne kundershtaret, ekzagjerojne ne cdo gje qe bejne.”

“Qetesohuni djema” me vjen ti them sa here perballem. Por nuk eshte puna ime. Futbolli eshte nje loje, nje sport, dhe per ne eshte edhe pune.”

“Por eshte e padobishme qe te karikojme stres. Jeta eshte e gjate, e veshtire dhe fati kapricoz dhe leviz sipas deshires se tij.”

“Me mire te shtrengojme duart ndermjet nesh dhe te kujtojme ato gjera qe na bashkojne se sa ato gjera qe na ndajne. Por me sa duket, jo te gjithe e mendojne keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.