Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dy sulmues apo tre: Mazzarri ka ne mendje nje Inter me Lamelen dhe Kovacic…

Dy sulmues apo tre: Mazzarri ka ne mendje nje Inter me Lamelen dhe Kovacic…
Donald Elmazi

Dicka, nga merkato e janarit, do te vije. Ne pritje, Walter Mazzarri studion skuadren qe ka ne dispozicion  per te kuptuar se kur dhe si mund te evoloje nga 3-5-1-1 aktual ne nje 3-4-2-1 (apo 3-4-1-2 qe deshirohet me shume), qe mund te kthehet edhe ne nje 3-4-3. Icardi tani eshte gati, Milito po ecen perpara: tekniku zikalter fillon te gjeje elemente te rendesishem per repartin e avancuar dhe tani mund te vije gjithe ajo kthese e shumpritur.

Deri me tani, zgjidhja me dy sulmues plus nje fantazist eshte para vetem gjate vazhdimit te ndeshjes dhe jo per deshire te teknikut. Midis demtimeve dhe hijes se se shkuares, formacioni me difektoz dhe me qe eshte interpretuar me keq ka qene ai me Parmen. Por tani, ne 2014, me kthimet dhe merkaton historia mund te ndryshoje.

“Mazzarri qe nga janari kerkon te luaje me dy sulmues qe nga min e pare. Deri sa te kaloje ne nje 3-4-3(apo 3-4-2-1) qe ka perseritur se eshte i pershtatshem per lojtaret qe ka, ku mund te kete Alvarez dhe Guarin(ose Lamelen) si sulmues krahu, por edhe Palacion, me Icardin apo Militon terminale qendrore”, konfirmon Gazzetta dello Sport. Gjithmone sipas te perditshmes, nje hapesire me e madhe do krijohet edhe per Mateo Kovacic, qe deri me tani ka zene me shume vend me ndeshjen ne vazhdim se sa si titullar. Tani ai eshte mire, ka kaluar demtimin dhe mezi pret te tregoje vlerat e tij.

Normalisht qe per te hedhur ne fushe tre elemente shume ofensive plus tekniken e te riut kroat do te duhet edhe nje perforcim tjeter ne mesfushe. Nje qe te kete aftesi fizike por edhe mushkri. Vehstire, ne fakt qe ne vitin e ri te shohim nje Inter me Alvarez, Guarin(apo kushdo ne vendin e tij), Palacio, Kovacic dhe te vetmin Cambiasso per te bere digen prapa. Mazzarr studion nje inter ne versionin e rinovuar. Nje Inter, qe gjithmone ka qene ne mendjen e teknikut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.