Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,106 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dybala, Ausilio kalon tek faktet: Agjenti në Milano! Si do ta bind Zamparinin? Kështu

Dybala, Ausilio kalon tek faktet: Agjenti në Milano! Si do ta bind Zamparinin? Kështu
Rinor Sopaj

Pritet një muaj shumë i nxehtë për Dybalan. Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, në fakt, Juventusi tashmë ka kohë që është duke u munduar ta bind Palermon për sulmuesin argjentinas, por konkurrenca nuk mungon. Aty është edhe PSG, por mbi të gjithë Interi, që të dy klubet po provojnë të futen fuqishëm, duke e parë që oferta e biankonerëve prej 25 milionësh plus 8 bonuse, nuk mjafton për Zamparinin.
Dybala nuk do e kundërshtonte një qëndrim të mundshëm në Itali, ku është mjaft i pëlqyer edhe nga Roma dhe klubi zikaltër: sidomos këta të fundit. Interi po bën hapa përpara. Drejtuesi zikaltër, Piero Ausilio në derbi ka qenë i qartë: “Dybala na pëlqen shumë, do të bëjmë gjithcka që ta vendosim në krah të Icardit”. E thënë, dhe tani fakt: menaxheri zikaltër e ka ftuar në Milano, Pierpaolo Triulzin, agjentin e talentit argjentinas. Takimi është dashur të mbahej dje, por është shtyrë për momentin.

Por presioni nga zikaltërit ka kapur syrin e të gjithëve. Menaxhmenti i Thohir po mendon ta përfundoj këtë temë, duke i futur në marrëveshje të rinjtë të cilët mund të vlerësoheshin në Sicili. Por pala tjetër duket e ashpër dhe pritet që ta përgatitë një kundërofertë.
Jemi në fillim të asaj që mund të shëndërrohet në një cështje primare dhe të vërtet nga disa skenarë akoma jo shumë të qartë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.