Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dybala: “Do të largohem, e thotë edhe Zamparini. Fitorja ndaj Milanit maksimumi, top klubet…”

Rinor Sopaj

Paulo Dybala, i intervistuar nga programi spanjoll “Fiebre Maldini”, e ka konfirmuar lamtumirën e tij me Palermon: “Në qoftë se presidenti e thotë që do të largohem, atëherë unë dua t’i shijoj këto ndeshje të fundit me fanelën e Palermos dhe ta jap maksimumin. Por mbi të ardhmen time nuk mund të them asgjë”.

Nuk ka asnjë dyshim për ndeshjen më të mirë të zhvilluar nga skuadra e Palermos: “Ndeshjen të cilën e kujtoj gjithmonë është ajo kundër Milanit në San Siro. Ndoshta nuk ishte ndeshja ime më e mirë por do ta kujtoj gjithmonë. Goli më i bukur? Ai në Genoa dhe nga gjuajtja e lirë kundër Veronas”.

Programi spanjoll nuk mund të mos e pyeste për dy gjigandët spanjoll të La Ligas: “Kam qenë në Barcelonë për ta shikuar El Clasicon e fundit, është një qytet që më pëlqen shumë dhe skuadra blaugrane e luan një futboll shumë të bukur. Real Madrid? Për të gjithë kampionët që i ka skuadra është më të vërtet e bukur t’i shohësh duke luajtur. Janë klubi më i mirë në botë, janë ata të cilët kanë më së shumti lojtarë të zotë. Kur isha i vogël preferoja Barcan, por mbi të gjitha për shkak të prezencës së argjentinasve në këtë skuadër. Pastaj më pëlqente Messi. Por janë skuadrat më të mira në botë, një apo dy nivele më lartë së të tjerat”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.