Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

812 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dybala i thote jo United per Interin? Nje shkembim me Icardin eshte i mundshem, por ka nje problem!

Dybala i thote jo United per Interin? Nje shkembim me Icardin eshte i mundshem, por ka nje problem!
Inter Club Staff

Dybala, per shume arsye te ndryshme qe kane te bejne me rrogen, me te drejtat e imazhit, me deshiren e tij per te mos shkuar ne Premier League, nuk ka gjetur marreveshjen me Manchester United. 

Keshtu, Juventusi rrezikon (ose e ka humbur tashme) Lukaku dhe nga kjo mund te perfitoje Interi qe e ka ndjekur per disa jave me radhe dhe tashme mund te kthehet te negocioje perseri me klubin anglez.

Lojtari nga ana e tij e ka thene qe deshiron te qendroje ne Torino, sot do te zhvilloje vizitat mjekesore dhe me pas do te nise sezonin me Juventusin ne Continassa per tu stervitur me skuadren e Sarrit, por se ka marre aspak mire vullnetin e Juventusit per ta larguar ne shkembimin me Lukaku.

Sipas Corriere dello Sport, skuadra qe mund ti lejoje vetes eshte ne radhe te pare PSG, por duhet pasur kujdes nga Interi.

Sipas tyre, “duhet patur kujdes edhe nga Interi sepse aty eshte Mauro Icardi qe ska asnje te ardhme ne Milano por qe ne Torino do te gjente nje Maurizio Sarri qe e pelqen shume ate. Per me shume Paratici ka filluar komunikimet me te qe muaj perpara.”

“A eshte nje shkembim perpara? Interi nuk do te thoshte jo, e as Marotta nuk do te ishte kunder (shume thone se shkembimi eshte nje ide e tij…), por ka nje problem: sot per sot, raportet ndermjet dy klubeve jane ne nje nga pikat me te ulta qe prej Calciopolit. Conte dje e ka dribluar kete pyetje. Per te cuar ne port nje operacion te tille do te duhet shume diplomaci…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.