Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dybala, lëviz Interi: 25 milionë dhe dyshen Bardi-Crisetig! Scudetto me 4-5 transferime të tjera për ta bindur. Zanetti…

Rinor Sopaj

Nga një ‘outsider’, Interi fitoi pozicione dhe tani është në radhë të parë për shërbimet e Paulo Dybalas. Sulmuesi i Palermos do të largohet nga Sicilia dhe po shton apetitin e gjysmës së Evropës. Qëllimi i tij, ashtu sic edhe dihet tashmë, është që të qëndroj në Serie A. Tani është shumë e vështirë që Zamparini t’i marrë 40 milionët e kërkuara. Tashmë për ofertën e Juventusit dihet, ashtu sic edhe dihet për presionin e Romës, por në ditët e fundit Interi është klubi që ka bërë lëvizje konkrete.

OFERTALa Gazzzetta dello Sport shpjegon se në cfarë mënyrë Piero Ausilio po kërkon ta bind argjentinasin për të nënshkruar me klubin zikaltër. “Duke e parë që Zamparini preferon vetëm ‘cash’, Interi nuk e ka humbur shpresën që në këtë përpjekje të fusë edhe lojtarë të rinj – lexohet-. Për shembull: që nga janari i kaluar Palermo është interesuar për interistin Bardi, portierin e zhdukur tek Chievo. Qëllimi i portierit është të luaj, ndërsa tek Palermo me shumë mundësi Sorrentino do të largohet dhe për Ujkanin mund të ndodhë rinovimi por jo edhe qëndrimi shumë i gjatë në Sicili. Përvec Bardit, sytë tek Crisetig ose Puscas. Sigurisht se sakrifikimi i dyfishtë nuk do mjaftonte, dhe kështu paketës duhet t’i bashkangjitet edhe një shumë prej 25 milionëve”.

XHOLI ZANETTI – Një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje mund ta ketë Javier Zanetti. Zëvendës presidenti zikaltër, në fakt, mund të zhbllokoj gjithcka me një telefonatë drejtuar bashkëkombasit të tij, duke i ofruar në pjatë një ide joshëse: një fanelë titullari në krah të Icardit dhe premtimin për 4-5 transferime të tjera në mënyrë që objektivi për sezonin e ardhshëm të jetë scudetto.

LARGIMET DHE ALTERNATIVAT – Sipas të përditshmes, Thohir ka vetëm një mënyrë që të arrij tek 25 milionët e nevojshëm për transferimin e Dybalas: të shes ndonjë lojtar të madh. Kush mund të largohet? Mendimet menjëherë na dërgojnë tek Handanovic, ndoshta edhe Hernanes (flitet për PSG në një pëprjekje për të sjellë Thiago Mottan), Guarin (Tottenham) dhe Kovacic (Liverpool). Alternativat e Dybalas mbeten dy: Lavezzi dhe Jovetic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.