Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dybala, po Interit edhe pa Champions. Frenohen përpjekjet për Vida dhe Dragovic, për Yaya Toure…

Rinor Sopaj

Ashtu edhe sic thuhet, merkato nuk fle kurrë. Arrijnë fakte të reja cdo ditë për Interin në webfaqen e Alfredo Pedullas. I pari ka të bëj me Paulo Dybalan, i cili hedh poshtë zërat që Dybala i ka mbyllur dyert Interit: ashtu sic raporton eksperti i merkatos, Dybala nuk e ka refuzuar në asnjë mënyrë Interin, përkundrazi. “Asnjë jo Interit, përkundrazi, Dybala ka qenë i hapur ndaj zikaltërve, do ta pranonte vullnetarisht angazhimin e plotë tek Inter, ku për argjentinasin ka pak rëndësi që sezonin e ardhshëm zikaltërit nuk do të mund të luajnë në Champions. Është e qartë që Juve, e cila nuk largohet nga rruga e cila e dërgon tek Cavani, ka qenë klubi i parë që e ka kërkuar me vendosmëri. Bardhezinjtë qëndrojnë seriozisht në horizont për sulmuesin argjentinas. Por thashethemet që e bëjnë Juven zgjedhjen e vetme të Dybalas nuk kanë bazë, përkundrazi. Paulos i kanë shpjeguar qëllimet e Interit, do të jetë një përpjekje e gjatë dhe e komplikuar, me mundësi të futjeve të klubeve të tjera. Por për Interin – gjë që tashmë është thënë – Dybala është proritet. I pari nga një listë e cila e përmban edhe Jovetic, i cili ka muaj që po ndiqet nga njerëzit e merkatos të Thohir, dhe Lamela. Do të jetë një ndeshje shahu, por Interi do të provoj deri në fund. Vetëm që t’i gjej fondet për t’ia dërguar një ofertë Palermos, pritet të sakrifikoj ndonjë pjesë të vlefshme (gjurmët e ndryshme na dërgojnë tek Kovacic, në pritje për t’i verifikuar porpozimet eventuale)”.

Nuk është vetëm sulmi, por, nga përditësimet ‘zikaltre’ të Pedullas: “Jo vetëm Dybala, sigurisht, Interi po mendon edhe për repartet tjera. Mbrojtja qëndron një prioritet edhe pse, respektivisht nga javët e kaluara, ka pasur disa përditësime. I pari: Vida jo vetëm që është pëlqyer pak në Firencë kundër Joaquin, por edhe në angazhimin e fundit për kombëtaren, pak sinjale inkurajuese në këtë kuptim, frenohet. Njejtë edhe me Dragovic, i cili gjithmonë e ka një vend në relievin e listës, por vlerësimi i Dinamo Kiev është dyfishuar, gjë e cila e detyron Interin t’i bëj llogarit e pastaj të dal në sipërfaqe. Gjendje tjetër për Zukanovic: takimi i rradhës me Chievon, me shumë mundësi, do të shërbej për ta mbyllur, duke e futur edhe Schelotton në këtë përpjekje. Yaya Toure? Interi vazhdon të qëndroj shumë i vëmendshëm, duke e pritur momentin e duhur për të intervenuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.