Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,133 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dzeko, fjale te pabesueshme direkt pas ndeshjes: “Pse nuk me zevendesoi Inzaghi? Sepse ai eshte nje…”

Dzeko, fjale te pabesueshme direkt pas ndeshjes: “Pse nuk me zevendesoi Inzaghi? Sepse ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Nje Inter qe edhe njehere tjeter arrin te gjeje golin ne minutat finale dhe ne kete rast eshte Edin Dzeko ai qe sjell tre piket ne Milano.

Me ne fund lojtari boshnjak eshte rikthyer te goli dhe i ka hequr Interit nje peshe shume te madhe nga supet.

Nderkohe, i pari qe flet per mediat pa u futur ende ne dushe eshte pikerisht Dzeko. Keto kane qene fjalet e tij per DAZN.

Ndeshje me e komplikuar nga sa ishte menduar ne fillim?

“Po, por nuk ka ndeshje te thjeshta. E kemi pare sot, qe mbase ka qene nje nga ndeshjet me te veshtira qe kemi luajtur kete vit.”

“E vertete qe vinim nga dy ndeshje prej 120 minutash dhe nje ndeshje e veshtire ne Bergamo, por ndonjehere duhet te dish te vuash dhe me pas te fitosh.”

Nje gezim plot me inat te goli. Doje te riktheheshe patjeter te goli?

“Me inat jo, por kur ben gol ne minutat e fundit njeriu keshtu feston. Sikur te ishte goli i fundit qe ben ne karriere.”

“Me siguri me kane munguar golat por kur skuadra fiton, pak rendesi kane golat. Eshte shume bukur te shenosh ne minuten e fundit.”

Image

Perqafimi me Inzaghin tregon besim? Perse nuk te zevendesoi?

“Po, sepse Inzaghi eshte nje njeri qe kupton nga futbolli, ai e di qe une mund ta zgjidh ndeshjen edhe ne minuten e fundit.”

“Ndonjehere ne sulmuesit nuk bejme ndeshje te bzkura, si ne ndeshjen e sotme ku ishte shume e veshtire sepse ata mbronin me 11 lojtare. Por ne mund te shenojme edhe ne minuten e fundit si sot.”

Image

Tani derbi pas dy javesh pushime…

“Mendoj se pushimi eshte ne momentin e duhur sepse jemi pak te lodhur te gjithe. Pastaj shpresojme qe edhe fusha te rregullohet pak sepse eshte nje skandal dhe sigurisht qe keto ndeshje behen edhe me te veshtira prej saj.”

“Edhe pse Venezia donte te luante, ata ishin te gjithe prapa dhe kur fusha nuk eshte e mire topi ndalet dhe behet gjithcka me e veshtire.”

Ke do te penalizoje fusha, Inter apo Milan?

“Te dyja. Por ne fund ne sot kemi fituar edhe duke vuajtur fushen e keqe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.