Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “Inter, komplikohet pista Vidal? Ja cfare po kerkojne nga Interi drejtuesit e Barcelones. Marotta menjehere ka thene jo.”

Gazzetta frikeson: “Inter, komplikohet pista Vidal? Ja cfare po kerkojne nga Interi drejtuesit e Barcelones. Marotta menjehere ka thene jo.”
Inter Club Staff

Vazhdon telenovela Arturo Vidal, qe prej ditesh tashme jepet vetem nje hap larg transferimit tek Interi.

Por ai eshte ende nje lojtar i Barcelones dhe po stervitet rregullisht ne Ciutat Esportiva ne Barcelone.

Gjithcka ne kete moment eshte pezull, ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport: “Kjo sepse Bartomeu dhe bashkepunetoret e tij, kane nje kerkese fikse.”

“Ata po kerkojne qe te marrin nga Interi nje shume simbolike ne kembim per shitjen e lojtarit. Dicka qe e kane bere edhe me te tjere.”

“Mjafton te shihet kerkesa qe ata kishin edhe ndaj Sevilla ne rastin e Rakitic, nje nga lojtaret qe Koeman nuk deshironte ti kishte ne Katalunje.”

“Por ne ate sens, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka qene shume i qarte: Vidal ne Milano do te vije vetem me kosto zero. Asnje cent me shume.”

“E qe nga ai moment, ka filluar nje lufte nervash qe per momentin vetem e ka larguar marreveshjen qe dukej afer.

“Kane folur per kete gje edhe diten e djeshme ne Appiano Gentile tranjeri Conte dhe Piero Ausilio.”

“Nyja eshte e njejte ne merkato: duhen shitur lojtare dhe pastaj te blihen te tjere. E nderkohe, me syte nga Barcelona per ardhjen e Vidal…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.