Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 18, 2018

Scroll to top

Top

2,622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E ardhmja e Mancinit, merkato dhe FPF: Ja te gjithe skenaret!

E ardhmja e Mancinit, merkato dhe FPF: Ja te gjithe skenaret!
Inter Club Staff

Dhe tani, pas blerjes se maxhorances se Interit nga ana e Suning Holding Group, si do te ndryshojne skenaret ne shtepine Inter? Kete gje pyet sot Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem dhe me pas shpjegon linjat e rendesishme nga do te kaloje Interi. Gazzetta prek tema te rendesishme sic eshte Fair Play Financiar, merkato dhe te ardhmen e Mancinit. Ja te gjitha me radhe te shpjeguara ne detaje:

FAIR PLAY FINANCIAR  Paktet me Uefan qendrojne sepse marveshja e nenshkruar ne Maj 2015 ne Nyon eshte ne fuqi te pakten deri veres tjeter. Me pak fjale, Interi do te duhet ta mbylle ende bilancin e sezonit te ri (mbyllet ne 30 qershor) me nje humbje jo me te madhe se 30 milione euro dhe duhet te perfitoje plusvalenca ne vere prej 50 milione eurosh nga merakto (edhe per te paguar pagesat me keste te Brozovic, Eder, Jovetic dhe Miranda).

NDERHYRJET NE MERKATO – Pervec goditjeve te reja me parameter zero si Banega dhe Erkin, Interi do te tentoje te shfrytezoje marken e klubit (ne kete rast ate te Suning) per te “paguar” lojtare (Ramires dhe Alex Teixeira) me sponsorizime qe do te zgjeronin bilancin. Ne kete sens, ne keto ore zyrtaret e Interit po verifikojne marzhin e manovres ne kete drejtim.

E ARDHMJA E MANCINIT – Ne teori, Mancio do te qendroje me 100% duke pare se kontrata e tij skadon ne 2017 por ne praktike duhet folur ende me drejtuesit e rinj per te pare nese ekziston deshira per te rinovuar kontraten aktuale te pakten edhe per dy vjet te tjera e per te planifikuar nje trevjecar. Sepse kontrata (nese do te qendroje keshtu) nuk ka shume sens. Nderkohe dje, sipas te perditshmes Italiane, tekniku Italian nuk ka mare asnje telefonate nga Erick Thohir apo Michael Bolingbroke

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.