Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Dembele zgjedhja e pare, por ne mendjen e Ausilios ideja Kovacic: ja detjet dhe oferta e mundshme…

E BUJSHME – Dembele zgjedhja e pare, por ne mendjen e Ausilios ideja Kovacic: ja detjet dhe oferta e mundshme…
Inter Club Staff

“Dembele mbetet zgjedhja e pare, por Interi ka nje seri arsyesh per te marre ne konsiderate per sa i perket mesfushes.”

“Duhen njerez funksionale per rrugetimin ne Europe, duke pare qe do te jete nevoja per te bere nje rrugetim sa me dinjitoz ne Champions League.”

“Emri i Mateo Kovacic duket se ka fituar interesimin e Interit dhe zikalterit ende nuk e kane harruar djaloshin e tyre qe me aq keqardhje e shiten tek Real Madrid.”

“Mateo ka nje finale boterori per te luajtur ne Moske dhe deshiron te largohet nga Reali ku destinacioni Inter per te do te ishte shume i pelqyeshem per te mos thene, me i pelqyeshmi nga te gjithe.”

Kete gje ka shkruar Corriere dello Sport qe nxjer ne pah edhe njehere sugjerimin Kovacic por nuk e le me aq dhe tregon se nuk eshte thjesht nje sugjerim emri i Kroatit:

“Ideja Kovacic ka kohe qe udheton ne mendjen e Piero Ausilios. Drejtori sportiv i Interit eshte nje njeri qe e ka shume qef lojtarin qe perpara tre vitesh e la te largohej per 35 milione euro (plus bonuse).”

“Nese nga Italia iku si lojtar i papermbushur – tani ai ka 3 medalje fituesi te Champions League – dhe Real Madrid deshiron per te nje shifer rreth 60 milione euro.”

“Ausilio kohe me pare ka pasur mundesi te flase me Mamic, prokuratorin e mesfushorit qe pelqehet edhe nga klube te tjera italiane.”

“Nderkohe, pakenaqesia e Kovacic ndaj Realit eshte shprehur me faza te tipit: “mbase eshte me mire per mua te largohem”, sepse kroati mendon se ne Madrid nuk ka minutat e duhura per te qendruar.”

“Ai si lojtar eshte polivalent ne mesfushe dhe mund te mbuloje cdo rol: qe tek regjisti e deri tek meazzala apo edhe trekuartisti. Ausilio e preferon dhe po kerkon te kuptoje ne kete moment sa mund ta binde ai Realin per te mos e shitur 60 milione dhe mbi te gjitha, per nje formule huazim me te drejte blerje (qe ne te vertete do te jete detyrim).”

“Interi do te ofronte per lojtarin edhe 30 milione euro per kartonin, gjithmone nese Spalletti do e deshironte ne skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.