Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,064 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E bujshme: Icardi tek Juventus dhe Dybala tek Interi me Lautaron? Ja intriga e madhe e merkatos

E bujshme: Icardi tek Juventus dhe Dybala tek Interi me Lautaron? Ja intriga e madhe e merkatos
Inter Club Staff

Paraqitja e Lautaros ne derbin e Milanos ka qene me shume se pozitive dhe Interi eshte gjithmone e me shume e bindur se ka investuar tek nje talent qe ne te ardhmen do i jape klubit shume gezime. 

Por vetem El Toro nuk mjafton ne kete moment as per kete sezon e as vetem per te ardhmen, prandaj klubi zikalter po punon per ti gjetur nje partner te denje dhe adapt Lautaros.

“Jane dy kandidaturat qe po perfliten me shume ne kete moment. Kontaktet e para jane hedhur me Edin Dzeko e nuk eshte nje mister. Por ekziston nje emer tjeter qe ben me shume zhurme per njemije motive.”

“Ai eshte Paulo Dybala i cili i ka te gjitha per tu konsideruar nje Top Player dhe ne Appiano Gentile jane te shumte ata qe e adhurojne menyren se si luan ai.”

“Kur drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ngriti nje pluhur rreth Icardit duke thene se ne vere nuk dihet cfare do te ndodhe, administratori i deleguar i Interit, Marotta ju pergjigj menjehere duke hipotezuar nje shkembim me Dybala.”

“Provokime apo dicka me shume? Ne momentin e pare dukej thjesht nje polemike, por mund te kete dicka me shume se kaq. Me kalimin e diteve eshte pare se ky shkembim nuk eshte kaq i pamundur.”

“Por gjithesesi mbetet dicka shume e veshtire sepse pak jave me pare Steven Zhang ka deklaruar se “Icardi nuk do te shkoje kurre tek Juventusi”, po ku i dihet nese ai nuk e ka perfunduar fjaline qe mund te mbyllej me “pa na dhene Dybala ne kembim”.

“Per kete levizje edhe shume tifoze zikalter do te ishin dakort.” – lexohet tek La Gazzetta dello Sport.

Por ne shtepine zikalter, pertej ngjarjeve te fundit, eshte gjithmone e me e dukshme ideja se ish-kapiteni mund te nderroje bluze ne fund te sezonit per tu transferuar diku tjeter.”

“Kjo gje shton dyshimet per skuadren e ardhshme te Mauritos qe deshiren e ka te qendroje ne Itali: pastaj te mos harrojme se me nje shkembim ndermjet Interit dhe Juventusit do te kishte nje super-plusvalence per dy skuadrat.”

“Ne kete moment qe po flasim nga te dy skuadrat ka pasur vetem disa sondazhe dhe nuk eshte ende koha per tu ulur ne nje tavoline te rrumbullaket e per te biseduar.”

“Juventusi ne kete moment shpreson qe fundi i sezonit ti dhuroje nje Dybala te rigjeneruar, por duket sikur Joya ka humbur shkelqimin qe prej ardhjes se Ronaldos qe ka marre te gjithe vemendjen mbi veten.”

“Nderkohe qe nuk dihet ende se cfare do te ndodhe me kete shkembim qe nuk do i bente kaq asnjeheres prej skuadrave, tek Interi nuk eshte vetem Icardi nje hap drejt largimit por edhe Ivan Perisic qe do te shitet perballe nje oferte qe do te konsiderohet si e duhur.”

“Keshtu Interi po mendon qe te ridizenjoje komplet repartin sulmues, prandaj Dybala shikohet si shoku i duhur i repartit per Lautaron.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.