Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 12, 2019

Scroll to top

Top

2,218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Inter, jo vetem Modric-Vidal, por eshte nje emer tjeter shume i madh ne loje: ja detajet

E BUJSHME – Inter, jo vetem Modric-Vidal, por eshte nje emer tjeter shume i madh ne loje: ja detajet
Inter Club Staff

Arturo Vidal po shtyn dhe po pret levizjen e Interit.

Mesfushori i Bayern Munich eshte gati qe te stervitet me skuadren e Bayern por mendja e tij eshte tek skuadra e tij e radhes dhe ne mendjen e tij, kjo skuader eshte Interi.

Sipas Corriere dello Sport, tratativa eshte ne nje stad te avancuar.

Marreveshja eshte ne ajer dhe Interi eshte e bindur se lojtari do te refuzoje ofertat e tjera qe mund te vijne per te keto dite per tu transferuar ne Milno.

Ausilio po pret hapin e pare nga Bayern Munich qe do te zyrtarizoje rinovimin e kontrates se Vidal qe te lejohet formula e huazimit me te drejte blerje per Interin – flitet per nje operacion rreth 18-20 milione euro per zikalterit -.

Drejtori sportiv do te kete “detyrimin… moral qe pas 12 muajsh te mos e ktheje ne Munich por ta bleje lojtarin. Eshte nje lloj gentlemen agreement ndermjet dy klubesh te medha qe te ndihmohet Interi per shkak te problemeve te Interit me Fair Play Financiar dhe listat UEFA.”

PRITJA – Sipas Corriere dello Sport, Vidal ka bere me dije nepermjet agjentit te tij qe do te prese pa problem fundjaven ose edhe deri te henen ose te marten. Deshira e lojtarit eshte qe te vije ne Itali ne ditet ne vazhdim. Vidal ka ne dore edhe karten United, por Mourinho duket se ka ne mendje prioritete te tjera por as propozime te tjera nuk perjashtohen. Zikalterit e deshirojne VIdal por po ndjekin edhe endrren Modric qe per momentin duket se eshte pikerisht ai qe e ka venen e stand-by tratativen me Vidal.

MISTER Y – E perditshmja italiane plas edhe ‘bomben’ ne numrin e saj te perditshem sot: pervec Vidal dhe Modric, Interi po punon per nje lojtar te madh tjeter te nivelit te njejte (i cili quhet nga ata mister Y) por qe per momentin mbahet ne sekret te plote dhe se vlera e tij nderkombetare eshte shume e larte. Nese ekziston, kush mund te jete? Vetem koha do e tregoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.