Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Interi ne sulm total per Florenzin. Ne Rome kane filluar te frikesohen: ja detajet

E BUJSHME – Interi ne sulm total per Florenzin. Ne Rome kane filluar te frikesohen: ja detajet
Inter Club Staff

“Kujdes Roma, mbi Alessandro Florenzin duket se po hidhet Interi me forcen e sulm.”

Corriere dello Sport duket se po i terheq veshin Romes per xholin e saj, duke shkruar ate qe eshte thene edhe dje nga mediat me te medha sportive ne Itali.

“Ne ditet e nxehta te nje rinovimi te komplikuar qe nuk po vjen, gje qe e ka pranuar edhe Monchi, prokuratori i kapitenit te dyte te Romes ka qene dy here ne zyrat e Interit.”

“Formalisht eshte thene se ai ka qene aty per te rinovuar kontraten e Matias Vecino dhe per te vazhduar projektin me Luciano Spallettin.”

“Deshira e teknikut eshte e qarte: Pas Radja Nainggolan, ai deshiron te perqafoje tek Interi edhe Alessandro Florenzin, dy nga njerezit me te besuar te tij tek Roma.”

“Rinovimi? Nuk eshte thejsht nje ceshtje parash, jo. Por edhe ato bejne punen e vet. Interi eshte gati te ofroje 4 milione euro ne sezon, nje me shume se Roma ne secilin prej pese viteve te kontrates se tij.”

“Por ky diskutim ka te beje edhe me prespektiven: Florenzi tek Interi do te ishte nje titullar me kohe te plote duke qene se do te trashigonte krahun e djathte te mbrojtjes te lene bosh nga Cancelo e qe perfundoi tek Juventusi pas rikthimit tek Valencia.”

“Tek Roma nderkohe, ai shihet si njeriu i 12, i mire per cdo rol ku mungon lojtari i radhes per skualifikim apo demtim. Dhe ja, pikerisht Florenzi duket shume i lodhur duke qene ai “mbushesi i vrimave” te lena nga shoket e tij dhe deshiron nje rol komplet tjeter.”

“Nga Roma bejne me dije, se lojtari eshte i pakenaqur dhe te gjitha detajet te bejne te mendosh se ai mund te perfundoje tek Interi: ka vetem nje vit kontrate me Romen dhe kta te fundit rrezikojne ta humbasin me parameter 0 vitin qe vjen.”

“Florenzi ne kete moment nuk mund te vleresohet me shume se 20 milione euro dhe e gjitha do te ishte nje plusvalence per Romen por duhet pranuar se ky cmim eshte kaq i ulet per shkak te skadences se kontrates, sepse lojtari cmimin e ka me te larte.”

“Ne kete moment Roma eshte me te vertete e frikesuar: ne Trigoria kane frike mos lojtari perfundon me te vertete tek Interi perpara fundit te merkatos dhe ata nese ai nuk do te pranoje rinovimin, do te ndihen te detyruar ta shesin tek Interi per te mos e humbur me zero vetem nje vit me pas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.