Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Lamtumire San Siro, do te shembet: ja arsyet e vendimit te Interit dhe te Milanit

E BUJSHME – Lamtumire San Siro, do te shembet: ja arsyet e vendimit te Interit dhe te Milanit
Inter Club Staff

Eshte nje lajm i bujshem, nje lajm i mire por nje lajm qe ne te njejten kohe do te trishtoje pa mase dy tifozeri: ata te Interit de ata te Milanit. 

Me sa duket vendimi eshte marre: San Siro do te shembet qe ti lere vendin nje stadiumi te ri te perbashket te Interit dhe te Milanit qe do te ndertohet aty ku sot eshte parkimi gjigand jashte Meazzes legjendar.

Klubi zikalter, pas nje momenti te pare ku po reflektonte, duket se ka rene dakort me planin e Milanit per te prishur San Siron.

E keshtu, koha nuk premton dhe klubet duhet te nxitojne. Per kete ka shkruar Gazzetta dello Sport e cila ka shkruar:

“Klubet duhet te paraqiten ne Komune me nje plan te shkruar perpara fundit te prillit por mund ta bejne kete gje edhe javen e ardhshme.”

“Administrata e kryebashkiakut Sala preferon rikonstrukturimin e stadiumit, por ka mbyllur alternativat e tjera qe ishin ne tavoline.”

“Te rikonstruktohet Meazza do thote se koha do te ishte shume e gjate, kosto te larta, rezultate finale jo ideale dhe do te duhej qe Interi dhe Milani te kalonte ne nje stadium te ri per te luajtur ndeshjet ne 1-2 sezonet e ardhshme.”

“Plani i shembjes se San Siros nderkohe jep mundesine e ndertimit te nje impianti modern me 60 mije spektatore, me nje liri projekti dhe me mundesine qe te luhet ende tek stadiumi i vjeter gjate puneve.”

“Stadiumi ne pronesi eshte nje nga gjerat me te rendesishme per nje klub sot per sot – ka deklaruar Antonello – e te njejtin mendim ndan edhe presidenti Zhang, gje te cilen e ka shprehur ne takimin e tij te fundit me drejtuesit e klubit.”

Keshtu, San Siro sipas lajmeve te fundit i ka ditet e numeruara. Ndertimi i stadiumit te ri mund te shkoje nga 3 deri ne 5 vite. Bye Bye San Siro, bashke me te do te iki edhe nje copez e historise se dy skuadrave. E kush do e harroje ate lindje dielli me 23 maj 2010 dhe 60 mije njerez prezent ne 6 te mengjesit?!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.