Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Lukaku deshiron te kthehet dhe i dergon mesazhe Interit: “Nese ju deshironi, une jam gati per…”

E BUJSHME – Lukaku deshiron te kthehet dhe i dergon mesazhe Interit: “Nese ju deshironi, une jam gati per…”
Inter Club Staff

Kriza ndermjet Romelu Lukaku dhe Chelsea ka shperthyer prej disa kohesh tashme dhe zanafilla ishte ajo interviste per Sky Sport Italia.

Por pak gjera kane ndryshuar qe prej asaj dite. Perkundrazi, belgu madje ka kuptuar perfundimisht se Londra nuk ben per te dhe gezimin nuk do ta gjeje dot asnjehere me fanellen e Blues.

Keshtu – sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport – ne zemren e Lukaku ka shume nostalgji per Milanon e tij, per Interin.

Te ai po rritet nje shprese (sa nje fije e holle), per nje rikthim te mundshem te skuadra qe dashuroi dhe e dashuronte.

Ai enderron qe te rikthehet te Interi, te zikalterit, ku u desh pa kushte nga tifozet dhe u mbeshtet ne cdo moment, edhe pas nje momenti si ai ne finalen e Europa League.

Endrra e tij e madhe eshte qe rikthimi te ndodhe direkt, madje qe ne sezonin e ardhshem, duke u transferuar qe ne vere.

Me pak fjale: Romelu Lukaku deshiron te largohet nga Chelsea nje ore e me pare dhe te rikthehet direkt tek Interi.

Ne Milano, Big Rom ishte mbreti i padiskutueshem i qytetit, idhull jashte fushe dhe gjigand brenda fushes se lojes.

Ne dy vitet e tij ne Milano ai e pa shume mire cfare do te thote te kesh nje skuader pas teje dhe nje tifozeri perkrah teje.

Prandaj, kujtimet qe ai ka edhe si ne momentet e keqija e si ne ato te mira, jane vetem pozitive. Kjo tregon shume per aventuren e tij.

Gjithesesi, edhe pse deshira eshte e madhe, mundesia per te ndodhur kjo eshte pak e vogel sipas La Gazzetta dello Sport.

“Operacioni eshte shume i veshtire per hir te vertetes. Do te duhej ne mes nje ekuiliber prej akrobati, edhe pse nga Londra vine mesazhe te qarta.”

“Mesazhi i fundit qe Romelu Lukaku i ka derguar Interit eshte nje klithme per ndihme por edhe nje kerkese e qarte per tu rikthyer.”

“Fjalet e tij kane qene: “Nese deshironi, nese mundet te behet, une jam gati te rikthehem”. Fjale teper te rendesishme keto qe nuk mund te thuhen ne media, por tek Interi i kane marre ne menyre private.”

“Kjo ka ndodhur edhe perpara se Lukaku te dilte publikisht ne media apo perpara se Lukaku te vuante kaq shume ne fushen e lojes me fanellen e Chelsea.”

Fatih Gündoğan on Twitter: "RT @caricaturella: •Lu-La in depressione #Lukaku  #Lautaro #Chelsea #Inter #PremierLeague #SerieA #UCL #Football #Calcio  #Londra #Milano #It…" / Twitter

“Te marten ai ka ndenjur per 90 minuta ne pankine ndaj Lille, dhe kjo pankine ka bere me shume lajm se sa dy golat qe Chelsea shenoi ndaj Lille.”

“Romelu po vdes nga nostalgjia qe ka per ish-shoket, raportin me ta, per tifozet dhe raportin me ta. Ne zemren e tij dhe mendjen e tij ka shume deshire per tu rikthyer tek Interi.”

“Do te ndodhe? Vetem koha do e tregoje. Por nese do te ishte ne doren e tij…”, e mbyll keshtu shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.