Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

429 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Marotta po tenton edhe goditjen Cuadrado nga Juventusi? “Ja detajet. Agjenti ka arritur deri aty sa…”

E BUJSHME – Marotta po tenton edhe goditjen Cuadrado nga Juventusi? “Ja detajet. Agjenti ka arritur deri aty sa…”
Inter Club Staff

Disa dite me pare eshte folur por me sa duket ne oret e fundit ka ardhur nje konfirmim jo pak i bujshem er te ardhmen.

Behet fjale per Juan Cuadrado, 33 vjecarin e krahut te Juventusi qe po ashtu si Dybala eshte ne skadence kontrate.

Per kete hipoteze te papritur ka folur sot eksperti i merkatos Enzo Bucchioni ne Tuttomercatoweb.com dhe e quan si nje piste vertete te mundshme.

Sipas tij, madje edhe vete agjenti ka arritur deri aty sa ka vene kontaktet e para me Interin duke marre vesh qe klubi zikalter eshte e gatshme te beje nje investim per te.

“Duket e mundshme qe Cuadrado te bindet per te kaluar nga Torino ne Milano gjithmone nese Interi e ka seriozisht per te.”

“Cuadrado eshte ne skadence kontrate dhe aktualisht perfiton pese milione euro ne sezon. Kohet e fundit ai ka thene se ka optimizem per rinovimin, por ende nuk ka ardhur.”

“Juventusi deshiron ta mbaje por ti ule rrogen dhe pikerisht kete karte mund te perdore Interi nese do te tentoje marrjen e tij me parameter 0.”

“Lojtari do te mbushe 34 vjec ne maj, por eshte nje lojtar qe ende mund te jape shume. Qe Interi ka pasur kontakte per te, eshte e sigurt.”

“Por nuk ka siguri nese keto kontakte kane qene serioze apo thjesht per te bezdisur Juventusin akoma me shume dhe per ti frikesuar.”

“Gjithesesi shume do te vendoset ne takimin qe Cuadrado do te kete me klubin e tij ne shkurt ku do te diskutohet me gjere.”

“Juventusi kohet e fundit nuk eshte pare ne nje pozicion te mire duke pare se nuk mund ti siguroje lojtareve te njejten rroge qe i ka dhene apo premtuar.”

“E njejta gje ka ndodhur me Dybala ku Juventusi eshte terhequr njehere e mire nga oferta e pare qe i kishte bere lojtarit pak kohe me pare.”

“E gjithe ceshtja ka nje karakter financiar dhe aspak teknik. Prandaj, shume do te varet nga takimi qe do te kene palet.”

“Nderkohe Interi eshte gati te futet ne cdo cast nese raportet ndermjet paleve do te ndryshojne dhe lojtaret (Cuadrado dhe Dybala do te duan te largohen).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.