Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Marotta prezantohet tek Interi me goditjen Milinkovic-Savic? Ja detajet! Ka rene dakort me…

E BUJSHME – Marotta prezantohet tek Interi me goditjen Milinkovic-Savic? Ja detajet! Ka rene dakort me…
Inter Club Staff

Interi dhe Beppe Marotta jane gjithmone e me shume afer ish-drejtuesi i pergjithshem i Juventusit ka fluturuar ne Nanjing, ne seline e grupit Suning per te diskutuar me familjen Zhang per kontraten qe do e lidhe me zikalterit por edhe per strategjite qe do te ndihmojne klubin te behet me kompetitiv. 

Por sipas Corriere dello Sport, Marotta do te prezantohet ne popullin zikalter me nje goditje te madhe ne xhep: emri eshte i bujshem, ai i Sergej Milinkovic Savic.

Ja cfare shkruan sot Corriere dello Sport: 

“Aventura e Giuseppe Marotta tek Interi tashme mund te themi se ka filluar.”

“Ish administratori delegat i Juventusit ka mberritur dje ne Kine dhe ne oret e ardhshme do te takohet me Steven Zhang dhe babain Jindong Zhang ne Nainjig, seline e Suning, pronare te Interit.”

“Me shume se sa per kontraten qe do te jene tre vite dhe nje rroge e afert me rreth 3 milione euro ne sezon, sot do te diskutohet per shume objektiva dhe per bonuse te mundshme ne rast suksesesh sportive.”

“Por mbi te gjitha do te diskutohet per strategjite e ardhshme te Interit qe po behet gjithmone e me shume solide e qe mund te rikthehet shume shpejt fituese.”

“Ne keto dite Marotta do i shpjegoje familjes Zhang edhe qellimet e tij ne merkaton e futbollisteve.”

“Goditja qe ai ka ne dore per qershorin e ardhshem eshte ajo e Milinkovic-Savic dhe ky eshte nje lajm shume i bujshem.”

“Kur ishte tek Juventusi, ai kishte folur per lojtarin me presidentin e Lazios Claudio Lotito per te krijuar nje kanal preferencial.”

“Lotito ne ate kohe e refuzoi oferten e bere nga nje skuader tjeter ne daten 17 gusht, diten e fundit te merkatos pikerisht per kete fakt.”

“Marotta ka nje marreveshje ne xhep. Ose me sakte ka dy: nje per Milinkovic-Savic dhe nje me Interin.”

Kjo eshte ajo qe ka shkruar sot Corriere dello Sport ne numrin e saj te perditshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.