Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

847 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Ne Spanje te sigurt, Bayern do e zevendesoje Ribery & Robben me Perisic: ja oferta

E BUJSHME – Ne Spanje te sigurt, Bayern do e zevendesoje Ribery & Robben me Perisic: ja oferta
Inter Club Staff

Ai tek Interi nuk po kalon aspak nje moment te mire: mes kritikash dhe mes paraqitjeve jo bindese, Ivan Perisic deri me tani ka qene poshte nivelit te pretenduar. 

Duket se Boterori ka lene shenje tek ai dhe forma e tij deri me tani nuk ka qene aspak ajo e ‘Ivanit te Tmerrshem’ sic njihet prej te gjitheve ne Kroaci apo edhe ne Milano.

Por me sa duket, forma aktuale e Perisic nuk po ndikon aspak te merkato dhe skuadrat me te forta ne Europe pas Boterorit qe ai zhvilloi jane shume te interesuara per te.

Por duket se per sherbimet e tij nuk do te jene ne gare vetem skuadrat angleze por edhe nje nga skuadrat me te medha ne Europe. 

Pas interesimit te larte nga Permier League ku Manchester United eshte ne krye dhe nga La Liga ku Simeone do e priste lojtarin me krahe hapur, tani duket se ka nje pretendente te madhe edhe nga Gjermania.

Behet fjale per Bayern Munic qe deshiron qe ne fund te sezonit te zevendesoje ne lartesine e duhur Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Keshtu, sipas fichajes.com, Perisic shikohet nga Bayern Munich si profili ideal per te nisur nje cikel te ri pas largimit te dy lojtareve qe kane bere historine ne Bavari vitet e fundit duke u bere kollona te palevizshme te Bayern.

Ivan Perisic shihet si njeriu me eksperiencen e duhur kombetare dhe internacionale per te ndihmuar Bayernin ne krahet e sulmit.

Gjithmone sipas spanjolleve, oferta e mundshme e Bayern per Interin mund te perllogaritet diku tek 25-30 milione euro, por nese do te kete nje te tille ne te ardhmen pritet te zbulohen akoma me shume detaje.

Por ajo qe dihet me siguri eshte se Bayern i pelqen shume profili i Ivan Perisic dhe gjermanet do te shfrytezonin ne kete rast edhe mardheniet shume te mira me Interin dhe drejtuesit zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.