Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,400 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Nuk do te kete me Champions League? Edhe Interi ne kompeticionin e ri: ja detajet

Inter Club Staff

Nuk jane te vogla shanset qe ne nje te ardhme te afert kompeticion Champions League te mos ekzistoje me. 

Ka shume kohe qe po perflitet dicka e tille sepse jane te shumta klubet qe do te deshironin nje kompeticion te ri me rregulla te reja dhe me vende te percaktuara per skuadrat me te forta europiane.

“Champions League e re” e quajtur ndryshe, kohet e fundit ka qene objekt diskutimi ndermjet UEFA dhe ECA (shoqata e klubeve Europiane) ne takimin e fundit vetem dy dite me pare ne Gjeneve, Zvicer.

Ne Spanje nderkohe kane filluar qe te zbulojne detaje rreth ketij takimi: sipas Cadena Cope, ne kete takim ka pasur disa prapaskena per sa i perket formatit qe pritet te luhet qe prej vitit 2024.

Ne kete kompeticion te ri, eshte konfirmuar ideja e sistemit gjysme te mbyllur me renie nga katergoria dhe ngjitje ne te.

Do te kete gjithesej 32 skuadra te cilat do te ndaheshin ne kater grupe nga 8 skuadra per nje total 14 ndeshjesh ne vit (aktualisht luhen vetem 6).

Ndeshjet e ketij kompeticioni do te luheshin ne fundjave dhe kampionatet kombetare do te shtyheshin per diten e marte dhe te merkuren.

Ne mesin e 16 klubeve themeluese te ketij kompeticioni te ri eshte edhe Interi.

Lista e plote e klubeve eshte kjo: Atlético Madrid, Real Madrid, Barcelona, Roma, Milan, Inter, Juventus, Olympique Lione, Bayern Monaco, Bayern Monaco, Borussia Dortmund, Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool.

Klubet qe do te marrin pjese do te arrijne te fitojne rreth 900 milione euro te drejta televizive ne total e qe normalisht do te ndahen mes skuadrave pjesemarrjese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.