Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,020 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E dëshironte Reali por Icardi e ka zgjedhur Interin: shifrat.

E dëshironte Reali por Icardi e ka zgjedhur Interin: shifrat.
Rinor Sopaj

Me golin e shënuar dje, në mbrëmje, Mauro Icardi i është bashkangjitur Carlos Tevez në krye të klasifikimit të shënuesve më të mirë të kampionatit italian: që të dy kanë kapur shifrën e 20 golave. La Gazzetta dello Sport vë vëmendjen në sezonin e shkëlqyer të ish-sulmuesit të Sampdorias, i cili është shumë afër ripërtërirjes së kontratës: “Maurito është një lojtar i matur (edhe pse i anuluan dy gola për pozicione milimetrike jashtë loje) dhe ripërtërirja e kontratës së tij po shëndërrohet në dicka akoma më thelbësore për shoqërinë zikaltër. Me gruan (gjysëm) menaxhere e cila shpjegon në rrjetin e saj social sesi burrit të saj nuk i mungojnë mundësitë e tjera (<<E donte Real Madrid>>) por zgjedhja e Icardit është Interi, mirëpo, kjo temë po zgjatet për shkak të disa cështjeve fiskale të lidhura me të drejtat e imazhit. Në qershor do të qartësohet: nënshkruan kontratë deri më 2019 me një pagë që e kalon shifrën e tre milionëve. Mauro, në ndërkohë, vazhdon të mendojë vetëm për fushën e blertë – deri më tani ka shënuar 25 gola sezonal – dhe të mirën e familjes së tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.