Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Aksionet e Thohir shume afer shitjes: ja perfitimi marramendes nga indoneziani

E FUNDIT – Aksionet e Thohir shume afer shitjes: ja perfitimi marramendes nga indoneziani
Inter Club Staff

Ne fillim u pa si dicka e veshtire por me sa duket do te ndodje vertete.

Sipas lajmeve te fundit nga Italia, pritet qe keto dite te mbyllet pozitivisht tratativa ndermjet Suning dhe Erick Thohir per shitjen e aksioneve te ketij te fundit.

Indoneziani zoteron ende 31,05% te aksioneve ne klubin zikalter dhe eshte aksioneri i dyte me i madh i Interit.

Sipas asaj qe tregon Ansa, Asambleja e Ortakeve qe do te mbahet ne daten 26 tetor 2019 do te zyrtarizoje shitjen e aksioneve te Thohir tek Suning duke e bere keta te fundit pronare te 100% te aksioneve te Interit.

Nese gjithcka qe eshte perfolur ditet e shkuara per sa i perket perfitimit qe do te kete Thohir eshte e vertete, atehere indoneziani do te perfitoje nje shifer te cmendur: nje plusvalence prej 157,5  milione eurosh do i takoje atij.

Sipas Calcio & Finanza, vlera e aksioneve te tij kur i ka blere ka qene 42,5 milione euro, por Suning do i paguaje 200 milione euro.

Nje shifer qe ne momentin kur ai bleu aksionet e Interit askush nuk do ta kishte menduar se do arrihej te perfitohej por fale punes se mire te tij, te Suning dhe rezultateve sportive eshte bere e mundur.

Keshtu, Thohir do te largohet nga Interi me me shume se 150 milione euro te perfituara dhe klubi do i kaloje Suning me pothuajse 100% ne zoterim te cilet do te bashkjetojne me disa aksionere te vegjel qe kane me pak se 1% te gjithe se bashku, por eshte nje shifer e paperfillshme.

Duke qene se Thohir mban edhe postin e Presidentit te klubit, ne Asamble do te vendoset edhe presidenti i ri i Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.