Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Alexis Sanchez merr nje oferte te papritur? “Interi po mendohet: ja detajet.”

E FUNDIT – Alexis Sanchez merr nje oferte te papritur? “Interi po mendohet: ja detajet.”
Inter Club Staff

Alexis Sanchez ka pasur shume ulje dhe ngritje qe prej transferimit te tij ne Milano rreth dy vera me pare, por ai asnjehere nuk ka arritur te kete rendiment te larte te vazhdueshem.

Me shume problemet e tij kane ardhur per shkak te demtimeve te shpeshta per shpesh here kane ardhur edhe ne Kombetare.

Gjithesesi, edhe pse kohet e fundit ai ka nisur disa polemika ne rrjete sociale, ndaj Empolit dhe ndaj Udineses, Sanchez ka treguar cilesi te larta.

Ne fakt, keto cilesi kurre nuk jane vene ne diskutim tek Sanchez, por kane qene pikerisht problemet fizike qe e kane lene shpesh here jashte dhe e kane lene me prapa shokeve te skuadres ne nivel pergatitje fizike.

Gjithesesi, me sa duket, Sanchez ka marre nje oferte shume te rendesishme per te ardhmen e tij: nje kontrate dy vjecare.

“Behet fjale per nje klub te rendesishem ne MLS, ne Amerike, ku atij i eshte premtuar nje vend titullari dhe nje rroge teper e rendesishme.”

“Nese Sanchez do te pranonte, ai do duhej te transferohej ne kete janar, dhe kontrata e tij do te kishte vlere deri ne 31 dhjetor 2023.”

“Atje luhet sezoni nga janari deri ne fund te dhjetorit, pra gjate nje viti dhjetor. Nuk eshte i njejti sistem si ne Europe.”

“Po Interi ne kete mes? Zikalterit, duke pare rendimentin e tij ne gjatesine e sezonit dhe pagen e larte qe Sanchez merr, mund te pranojne qe te lene te lire lojtarin.

“Flitet se klubi nga MLS mund te ofrioje deri ne 1 milione euro per kartonin e tij ne rast se Interi nuk do te pranoje ta lere te lire me parameter zero. Ne rast te largimit te tij, Marotta mund te hidhet direkt ne sulm per Raspadorin e Sassuolos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.