Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

928 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Antonio Conte i dedikon nje mesazh te mrekullueshem Interit: “Ju pafsha gjithmone…”

E FUNDIT – Antonio Conte i dedikon nje mesazh te mrekullueshem Interit: “Ju pafsha gjithmone…”
Inter Club Staff

“Cfare rrugetimi ne keto dy vite”. Keshtu fillon mesazhi shume i bukur i Antonio Contes per lamtumiren e tij nga Interi.

Ai, pasi ka zgjidhur diten e djeshme kontraten qe e lidhte me Interin, ka dashur qe ti dedikoje kete mesazh klubit dhe sidomos tifozeve.

“Cdo dite kemi bere qe te rritej brenda nesh forca, vendosmeria, vullneti dhe sakrifica, duke arritur qe te thyejme edhe logjikat e mediokritetit qe na rrethon shpesh.”

“Asnje alibi, asnje justifikim, por vetem pune, pune, pune, bashkuar gjithcka me me respektin dhe me edukaten.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antonio Conte (@antonioconte)

“Kemi risjelle tek Interi, Skudeton, pas 11 vitesh, por mbi te gjitha kemi risjelle Interin ne vendin ku e meriton te qendroje per nga historia dhe tradita.”

“FALEMINDERIT te gjitheve atyre qe e kane bere te mundur kete! Futbollisteve, Stafit, Presidentit, Drejtuesve, dhe Te gjithe atyre personave qe na kane ndihmuar dhe duruar ne keto dy vite.”

“Tifozeve te Interit i lejoj vetes ti them se edhe ne nje periudhe shume te veshtire per te gjithe per shkak te pandemisee, i kemi ndjere gjithmone afer, suportin e tyre, ngrohtesine dhe afersine.”

“Imazhi i Kupes se Skudetos qe ngrihet ne unazen me te larte te San Siros me Ju te festa pas ndeshjes se fundit do e mbaj mend gjithmone, do te jete gjithmone me mua.”

“FALEMINDERIT. Ju pafsha drejt gjerave akoma edhe me te medha (Ad Maiora Semper!!!).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.