Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

661 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Argjentina, Scaloni zbulon formacionin e ndeshjes ndaj Marokut: Lautaro Martinez e nis nga minuta e pare!

E FUNDIT – Argjentina, Scaloni zbulon formacionin e ndeshjes ndaj Marokut: Lautaro Martinez e nis nga minuta e pare!
Inter Club Staff

Argjentina e Scalonit humbi 1-3 ndaj Venezueles vetem pak dite me pare dhe nuk po kalon nje moment entuziazmues por nuk ka kohe per te kthyer koken pas sepse menjehere ne horizont eshte nje ndeshje tjeter per shoket e skuadres se Messit.

Ata do te perballen neser ne nje miqesore ndaj skuadres afrikane te Marokut.

Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme per tranjerin e Argjentines Lionel Scaloni sepse ai ka marre shume kritika ne vendlindje per shkak se skuadra e tij nuk luan ende nje futboll te bukur dhe emrat per zevendesuesit e tij kane filluar qe tani te dalin ne pah.

Gjithesesi le te fokusohemi tek djaloshi zikalter i grumbulluar me kombetaren albiceleste: me sa duket do te kete 2 nga 2 per Lautaron.

Sipas asaj qe ka zbuluar tranjeri i Argjentines pak minuta me pare, Lautaro Martinez do te luaje perseri si titullar ne qender te sulmit me Argjentinen e tij.

Formacioni zyrtar i albicelestave diten e neserme eshte si me poshte:

Esteban Andrada, Gonzalo Montiel, Germán Pezzella, Walter Kannemann, Marcos Acuña, Roberto Pereyra, Leandro Paredes, Guido Rodríguez, Rodrigo De Paul, Paulo Dybala e, appunto, Lautaro Martinez.

Nderkohe, ky ka qene tweet i Federates se Futbollit Argjentines qe ka konfirmuar edhe njehere gjithcka me lart:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.