Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Arrihet marreveshja ndermjet Interit dhe Jiangsu per Eder: ja shifrat! Tani duhet…

E FUNDIT – Arrihet marreveshja ndermjet Interit dhe Jiangsu per Eder: ja shifrat! Tani duhet…
Inter Club Staff

U perfol edhe dje: Eder Citadin mund te perfundoje tek Jiangsu Suning. 

Ne pamje te pare u duk si nje nga thashethemet e shumta te merkatos verore por me sa duket, nuk eshte aspak keshtu.

Dje fillimisht ky lajm u raportua nga Corriere dello Sport, sot ne mengjes nga Gazzetta dello Sport dhe vetem pak minuta me pare FcInterNews sjell nje lajm te fundit rreth kesaj tratative duke zbuluar shifrat e marreveshjes ndermjet Interit dhe Jiangsu Suning.

Kujtojme qe Jiangsu eshte skuadra e drejtuar nga Suning ne Kine, dhe nuk eshte se ka shume nevoje per negociata ndermjet klubeve per te mbyllur kete operacion madje duke pare nevojen e Interit per para, Eder mund te paguhet fare mire edhe me shume se vlera e tij reale.

Por le te kthehemi tek ajo qe shkruan pak minuta me pare FcInterNews.it:

“Vijne konfirmime te tjera ne keto caste per Eder dhe Jiangsu Suning. Sipas burimeve tona te aferta me klubin, Suning deshiron te marre ne Kine sulmuesin zikalter dhe eshte gati te paguaje 10 milione euro tek Interi per kartonin e tij.”

“Drejtuesit e Interit jane shume dakort me kete transferim dhe mbi te gjitha me kete pagese sepse lojtari eshte jashte planeve te Spallettit.”

“Por te kujtojme qe merkato kineze mbyllet te premten, keshtu qe nese do te ndodhe dicka, duhet te ndodhe ne keto dy dite. Interi ka dhene dakordesine e saj per kete marreveshje. Tani i takon Eder te vendose per te ardhmen e tij nese do e pranoje kete oferte ose jo.”

Me e vecuar ne kete gare per Eder eshte Sampdoria qe deshiron te marre Defrel nga Roma sepse rroga e Eder cilesohet si shume e larte.

Edhe 48 ore dhe do te marrim vesh te ardhmen e italo-brazilianit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.