Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

452 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Arrihet marreveshja per rinovimin e Lautaro Martinez: del ne pah edhe nje klauzole e re!”

E FUNDIT – “Arrihet marreveshja per rinovimin e Lautaro Martinez: del ne pah edhe nje klauzole e re!”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez me sa duket do te vazhdoje te veshe fanellen zikalter edhe per vitet e ardhshme.

Gjithcka eshte konfirmuar pak me pare nga TuttoMercatoWeb, e cila flet per nje marreveshje te arritur ne keto minuta ndermjet klubit zikalter dhe agjenteve te lojtarit.

“Me sa duket nuk kane qene te kote vizitat e agjenteve te lojtarit ne seline e Interit ne ditet e kaluara dhe sot.”

“Ata jane pare pak me pare ne Milano, teksa po futeshin ne ambjentet e selise zikalter, ku me sa duket eshte arritur edhe marreveshja finale.”

“Rinovimi i kontrates nuk do te jete deri ne 2025, por deri ne 2024. Gjithesesi, ka nje marreveshje totale ndermjet paleve.”

“Ne kete moment qe po flasim mungojne vetem firmat ne kontrate, firma te cilat pritet te vijne per ceshtje ditesh.”

“Po klauzola? Ajo do te mbese, dhe do te jete e njejte me ate qe eshte aktualisht: pra 111 milione euro.”

“Por me sa duket, nga bisedimet ka dale ne pah nje klauzole e re qe eshte quajtur si klauzola anti-Serie A por qe ne fakt eshte nje klauzole anti-Juventus: cdo skuader ne Itali qe do te doje lojtarin, nuk duhet te paguaje 111 milione euro por 150 milione euro.”

“Keshtu Interi ka blinduar diamantin e saj, edhe pse nuk dihet ende rroga e re qe mendohet te jete diku tek 5 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.