Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Corriere jep lajmin e madh: “Inter, vjen sinjali qe pritej nga Zhang dhe Suning: me sa duket…”

E FUNDIT – Corriere jep lajmin e madh: “Inter, vjen sinjali qe pritej nga Zhang dhe Suning: me sa duket…”
Inter Club Staff

Corriere della Sera ka dhene nje lajm ne keto caste qe duket se eshte nje lajm shume i mire per te gjithe Interin.

Me sa duket, Suning ka vendosur perfundimisht se ata nuk duan ta humbasin Interin dhe se do te luftojne per klubin.

Ne nje moment kur Interi ka problemin e disate kete sezon, sepse ata sapo jane prekur nga Covid19 si skuader, pronaret e zikalterve vendosen te behen te gjalle me nje komunikate.

Interi dhe Suning reaguan per ate qe kishte thene Kryebashkiaku i Milanos por ne fakt, ajo deklarate ishte nje siguri per te ardhmen.

“Interi po kalon nje periudhe jo te qete financiare, duke qene se ka shtyre shume pagesa dhe rroga keto kohe.”

“Por tashme ne nje kohe pandemie, kjo gje mund edhe te quhet deri diku normale dhe diferencen e vertete e ben se sa njerez te afte mund te kesh ne menaxhim per te mbajtur bashke skuadren dhe klubin.”

“Zikalterit kane ditur ta menaxhojne shume mire situaten nderkohe qe Suning qartesonte idete dhe me komunikaten e djeshme, tashme nuk ka asnje dyshim.”

“Suning nuk deshiron ta humbase aspak Interin dhe fraza “Interi ka ekzistuar perpara kryebashkiakut te Milanos dhe do te ekzistoje edhe pas perfundimit te mandatit te tij” eshte nje tregues se Suning ka projekte afatgjate tek Interi dhe se ata duan te ndertojne edhe nje stadium.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.