Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Demtohet edhe Dalbert ne stervitje: ja sa pritet te mungoje braziliani

E FUNDIT – Demtohet edhe Dalbert ne stervitje: ja sa pritet te mungoje braziliani
Inter Club Staff

Le te themi qe Interi nuk ka qene shume me fat kete vit per sa i perket demtimeve ne skuader. 

Gjithcka filloi ne vere kur Nainggolan qe kishte vetem pak dite qe ishte transferuar, u demtua dhe qendroi jashte fushave per te gjithe fillimin e sezonit por edhe me pas, ne derbi ndaj Milanit ai u demtua prap dhe po vuan ende ate demtim.

Nderkohe edhe Sime Vrsaljko eshte nje nga lojtaret zikalter qe kane pasur jo pak probleme me demtimet ne kete fillim sezoni.

Por duket se listes se demtimeve kete sezon sapo i eshte shtuar edhe Henrique Dalbert, braziliani zikalter.

Mbrojtesi i krahut te majte te Interit ka pesuar nje demtim gjate stervitjes dhe pas shqetesimit te ndjere Interi e ka derguar menjehere ne kliniken Humanitas di Rozzano per te bere kontrollet perkatese.

Rezonanca magnetike ka treguar se Dalbert ka pesuar nje demtim muskular tek kemba e majte dhe se gjendja e tij do te vleresohet javen qe vjen.

Duke marre parasysh problemin e Dalbert, zakonisht per rikthimin e nje lojtari nga nje demtim i ngjashem duhen te pakten 21 dite dhe keshtu Dalbert do te humbase ndeshjet e Interit per 3 javet e ardhshme.

Ky nuk eshte nje lajm shume i mire per Spallettin qe per shkak demtimesh, ne krahet e mbrojtjes tashme ka mbetur vetem me D’Ambrosio dhe Asamoah sepse edhe Vrsaljko eshte i demtuar.

Gjithesesi per demtimin e brazilianit do te meret vesh akoma me shume ne ditet ne vazhdim. Per momentin e sigurt mungesa e tij ndaj Frosinones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.