Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

719 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Di Marzio zbulon: “Inter, Marotta po ben nje tentative te fundit per tranjerin e…”

E FUNDIT – Di Marzio zbulon: “Inter, Marotta po ben nje tentative te fundit per tranjerin e…”
Inter Club Staff

Jane ore shume te nxehta tek Interi ne keto momente sepse klubi me sa duket po vendos se kush do te zere vendin e Antonio Contes.

Zikalterit dhe tranjeri italian jane ndare diten e djeshme perfundimisht dhe klubi e ka komunikuar kete vendim rreth oreve te pasdites.

Nderkohe, emrat per pasardhesin e Contes kane qene te shumte, me Max Allegrin ne krye, por ky i fundit ka qene ne negociata me Juventusin qe me pare dhe ka zgjedhur ata.

Po tani? Emrat per Interin kane qene te shumte, por ne keto minuta, duket se ka nje rikthim te fuqishem te nje emri qe eshte perfolur dje.

“Inter me sa duket po ben nje tentative te fundit per Simone Inzaghi, i cili nuk e ka firmosur ende kontraten e tij me Lazion.”

“Dje u perfol shume se ai arriti nje marreveshje rinovimi me Lotiton, por kjo gje mund te ndryshoje ne keto minuta.”

“Agjenti i tij Tinti ndodhet aktualisht ne seline e Interit dhe Beppe Marotta do i beje nje oferte shume serioze per te ardhmen te zikalterit.”

“Inzaghi qe nuk ka firmosur ende me Lazion, duket shume i joshur nga ideja Inter, por normalisht kerkon nje rroge tre vejcare ne kete moment. Priten te reja pas pak.”

Nderkohe, Di Marzio shton edhe me tej: “Inzaghi eshte te Lotito per te shpjeguar se sa e rendesishme eshte oferta e Interit per te dhe te ardhmen e tij.”

“Po jo vetem: ne seline e Interit ndodhet agjenti i tranjerit, per te kuptuar nese mund te behet realitet kjo piste e papritur.”

Burimi: Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.