Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

223 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Di Marzio frikeson zikalterit: “Lautaro-Barcelona? Po, tratativa ekziston. Interi po mendon per oferten e tyre.”

E FUNDIT – Di Marzio frikeson zikalterit: “Lautaro-Barcelona? Po, tratativa ekziston. Interi po mendon per oferten e tyre.”
Inter Club Staff

Nuk eshte nje lajm shume i gezueshem lajmi i fundit qe ka dhene Gianluca Di Marzio vetem pak minuta me pare.

Ai eshte lidhur ne linje direkte me studion e Sky Sport ku ka folur per merkaton ne pergjithesi por edhe per te ardhmen e Lautaro Martinez.

Tashme njihet prej javesh interesi i madh i Barcelones ne drejtim te sulmuesit te Interit dhe nuk eshte aspak dicka e re.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Di Marzios, ekspertit teper te njohur te merkatos per Sky Sport: “Dua t’ju them ate qe di. Po, eshte e vertete qe kjo tratative ekziston tashme prej kohesh.”

“Edhe pse ne kete moment jemi ne nje faze te paevitueshme stand by (ndalese) per shkak te pandemise, por nuk kemi asnje kthim prapa.”

“Normalisht qe nuk ka ende nje marreveshje ndermjet klubeve per lojtaret qe do te futen ne marreveshje dhe per shumen e parave qe Barcelona do duhet te paguaje.”

“Por dicka jua them me siguri: klubet po negociojne me njera-tjetren. Dhe ky eshte nje lajm goxha i mire per Barcelonen ne krahasim me lajmin fillestar qe Interi nuk deshironte ta shiste lojtarin dhe ne kembim pranonte vetem pagesen e klauzoles.”

“Tani Interi po mendohet per lojtaret qe i ka ofruar Barcelona ne kembim. Fjala e fundit gjithesesi per kete do i takoje Antonio Contes.”

“Ndertimi i skuadres kalon ekskluzivisht nga ai. Por nuk eshte aspak nje lajm i mire ky per tifozet zikalter qe ne ditet e fundit kishin lexuar se Barcelona nuk e paguan dot klauzolen dhe eshte drejt heqjes dore.”

“Nderkohe qe zikalterit mendohen dhe Barcelona po mendon per nje menyre se si te arrije tek Lautaro Martinez pa bere cmendurira, edhe Marotta nga ana e tij po mendon per nje te neserme pa argjentinasin.”

“Ai se bashku me Ausilion kane perpiluar nje liste te gjate me emra sulmuesish qe mund te zevendesojne Lautaron si per karakteristika por edhe per kompatibilitet me Lukakun.”

“Kete sezon eshte pare se Lautaro dhe Lukaku jane nje dyshe perfekte dhe kjo eshte nje nga arsyet qe ka stepur jo pak Interin ne kete tratative. Prandaj, llogarite do te behen shume mire nga zikalterit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.