Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Federata komunikon ne menyre zyrtare vendimin e marre sot per Serie A

E FUNDIT – Federata komunikon ne menyre zyrtare vendimin e marre sot per Serie A
Inter Club Staff

Pak minuta me pare eshte mbyllur asambleja e jashtezakonshme e Liges se Serie A. 

Asambleja ishte mbledhur sot me te gjitah klubet e Serie A prezente ne nje video call conference te gjere.

Me sa duket, kjo mbledhje ka qene shume e nevojshme per tu dakordesuar per rinisjen e kampionatit italian te futbollit.

Presidenti i Liges, Paolo Dal Pino ka deklaruar pas kesaj asambleje se te gjitha skuadrat e Serie A jane dakort qe kampionati te rifilloje.

Ai keshtu i ka kaluar topin qeverise italiane dhe i ka ftuar ata ne nje bashkebisedim konstruktiv dhe bashkepunues.

Kujtojme qe kjo eshte nje arritje per Ligen Italiane sepse me pare nuk ka pasur dakordesi per rinisjen e Serie A me Torinon dhe Bresican qe kane qene shume kunder kesaj ideje.

Por cfare do te ndodhe tani? Mbledhja e sotme eshte thjesht nje menyre per te treguar qe klubet jane dakort per te rifilluar stervitjen dhe futbollin, por ato nuk kane ne dore asgje me shume.

Tani gjithcka e ka ne dore Qeveria Italiane e cila fillimisht duhet te lejoje stervitjet dhe me pas lejimin e zhvillimit te kampionatit.

Deri ne kete moment nuk ka pasur ndonje hapje optimiste nga qeveria ne lidhje me kete ceshtje por vetem shume pikepyetje. Gjithesesi, me shume do te merret vesh ne vazhdim.

Ky zhvillim i sotem eshte konsideruar si nje hap i rendesishem per Serie A nga te gjitha mediat italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.