Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

869 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – FIFA kthen pergjigje per ‘ceshtjen Modric’: ja komunikimi per klubet! Interi…

E FUNDIT – FIFA kthen pergjigje per ‘ceshtjen Modric’: ja komunikimi per klubet! Interi…
Inter Club Staff

Nje flluske sapuni gjigande. Kjo ishte ajo qe beri Florentino Perez me denoncimin e tij per Inteirn tek FIFA. 

Sic ju kemi treguar edhe me pare, Real Madrid kishte bere tek FIFA denoncim kunder Interit me motivacionin se zikalterit kishin kontaktuar Luka Modric.

Por me sa duket, tentativa e klubit madrilen dhe Florentino Perez ka deshtuar totalisht dhe gjithcka eshte mbyllur me nje ‘hic’ te madh.

Organizimi me i larte i futbollit boteror i ka dhene fund njehere e pergjithmone thashethemeve dhe kesaj historie duke i derguar nje leter me komunikim zyrtar si Interit por edhe Real Madrid sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport.

Sipas te perditshmes Italiane, FIFA i ka shkruar klubeve se nuk ekzistojne elementet e duhur qe te hapet nje hetim ndaj Interit dhe se zikalterit nuk e kane thyer aspak artikullin 18 te rregullores se merkatos se futbollistave.

Akuzat e Real Madrid jane cilesuar si  “te pabazuara ne fakte”.

Fifa nderkohe, e ka bere degjimin paraprak te paleve pas denoncimit te Real Madrid.

Ata kane degjuar versionin e Interit, Real Madrid por edhe te lojtarit.

Mbyllet keshtu njehere e pergjithmone kjo ceshtje dhe Interi del totalisht e pafajshme nga e gjithe kjo histori, edhe pse Florentino Perez mund te mos jete shume i lumtur.

Nderkohe nga klubi zikalter tregojne se nuk ka pasur asnjehere frike apo dyshime se vendimi i FIFA-s do e ishte ky sepse nuk ka qene Interi ajo qe ka kontaktuar lojtarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.