Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,934 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Flet edhe agjenti i Lautaro Martinez: “E dini pse Lautaro ka rinovuar me Interin? Sepse ai…”

E FUNDIT – Flet edhe agjenti i Lautaro Martinez: “E dini pse Lautaro ka rinovuar me Interin? Sepse ai…”
Inter Club Staff

Nje dite Alessandro Bastoni, nje dite Milan Skriniar, e direkt pas tyre, edhe sulmuesi zikalter Lautaro Martinez.

Duket sikur tek Interi me patjeter duhet te shitet nje lojtar i madh dhe per kete mediat po shtyne cdo dite e me shume.

Nderkohe, diten e sotme, FcInterNews.it, ka intervistuar Alejandro Camano, agjentin e El Toro per te folur pikerisht per kete gje.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ne kete moment po shijojme nje vit te mbare qe ka pasur Lauti. Nga ana futbollistike, por edhe nga ana e jetes private dhe stabilitetit.”

“Po shohim shume mire se sa i dashur eshte ai ne Milano. Nderkohe, vete ai bashke me bashkeshorten e tij ka hapur nje restorant aty.”

“Jane tregues te rendesishem. Dihet qe kur je futbollist nuk ka asgje te sigurt gjithmone, por ju them me siguri qe sot ai nuk ka absolutisht asnje arsye per te menduar per largimin nga Interi.”

“Askush nuk na ka thene asgje, e verteta eshte se eshte nje lojtar qe shenon shume gola dhe normal qe do te behet te flitet per te.”

“Por ai eshte mire, i lumtur, e shijon skuadren, klubin, shoket. Nuk ka absolutisht asnje arsye pse duhet te largohet.”

“Futbolli profesionist pastaj ashtu si e dime mund te ndryshoje cdo gje nga sot neser, por sot per sot eshte situata fiks keshtu si jua pershkrova. Pa hequr asnje presje.”

Pra as Interi nuk ju ka komunikuar asgje?

“Absolutisht jo. Kur jemi ulur per te diskutuar per rinovimin e kontrates, nuk e beme kete gje duke menduar te shitja e radhes.”

“Por kemi menduar per golat, per ndeshjet, per Serie, per Champions, per Interin, per te ardhmen me Milano.”

“Nuk eshte nje kontrate qe Inter e ka mneduar per ta shitur lojtarin, nuk eshte nje kontrate qe lojtari e ka nenshkruar per tu larguar, por per te qendruar i lumtur tek Inter.”

Sa mendon ti sot se vlen Lautaro?

“Sa buzeqeshja e tij. Per mua ka rendesi vetem kjo per lojtaret qe perfaqesoj. Me keta lojtare kemi firmosur nje kontrate ne kompenine ku gjenden aktualisht.”

“Per Lautaron ka rendesi lumturia e tij dhe e familjes se tij, e Agustines, e se vogles Nina, e Martinez ne pergjithesi.”

“Vlera e merkatos dhe shifra qe nje klub mund te paguaje nuk eshte e rendesishme. Me rendesi jane ato qe ju thashe me lart.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.