Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

483 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Flet edhe Correa per Luiz Felipe: “Ai ka gabuar gjest edhe moment. Dua t’ju them se edhe une…”

E FUNDIT – Flet edhe Correa per Luiz Felipe: “Ai ka gabuar gjest edhe moment. Dua t’ju them se edhe une…”
Inter Club Staff

Pas humbjes se djeshme ne Olimpico ndaj Lazios, menjehere pas vershellimes se arbitrit ka pasur nje gjest jo te bukur nga ana e Luiz Felipe.

Ai ka tentuar te ngacmoje Correan sepse e ka shume shok, por e gjithe ajo qe ndodhi ishte ne nje moment te papershtatshem.

Lojtari i Lazios ka marre nje karton te kuq direkt, por menjehere ka shperthyer ne lot sepse nuk e ka pasur me te keq.

Dicka te tille e ka tregura edhe sot ne rrjetet e tij sociale ku ka kerkuar falje ne drejtim te lojtarit te Interit dhe klubit zikalte. Por pak minuta me pare ka reaguar edhe Correa.

Keto kane qene fjalet e argjentinasit te Interit: “Me vjen shume keq per ate qe ndodhi dje, nga te gjitha kendveshtrimet.”

“Mbi te gjitha me vjen keq per tifozet e futbollit, sepse ne duhet te jemi gjithmone nje shembull pozitiv.”

“Me siguri miku im Luis ka gabuar, ishte nje gjest i gabuar ne momentin e gabuar. Pastaj i nxehte reagimi im ka qene ai.”

“Nuk do doja te kishte ndodhur kurre. Por tani le te nderrojme faqe dhe te ecim perpara. Mendjen te ndeshja e radhes me Interin. Do te kerkoj te bej tifozet te gezojne per bukurine e futbollit.”

Keshtu e ka mbyllur kete histori Correa qe duket se ne nje fare menyre e ka falur shokun e tij per ate qe ndodhi.

Nese nuk e dini se cfare Luiz Felipe ka thene sot, deklarata e tij eshte si me poshte: 

“Dua te shprehem per gjerat negative qe kane ndodhur ne ndeshjen Lazio-Inter e dua te kerkoj falje per ate.”

“Mbi te gjitha, une dua te theksoj se kam nje respekt shume te madh per Interin dhe cdo klub tjeter dhe kjo nuk duhet te vihet ne dyshim.”

“Jemi te gjithe profesioniste, qe punojme per te kapur objektivat tane dhe nuk do i mungojme kurre respekt nje profesionisti tjeter.”

“Ne fund te ndeshjes kam shkuar per t’ju hedhur ne qafe Tucut sepse ai eshte nje nga miqte me te mire qe futbolli me ka dhene.”

“Familjet tona jane jane mike gjithashtu dhe kemi qene gjithmone shume te bashkuar qe prej dites se pare.”

“Aty, ajo qe doja te beja, ishte ta perqafoja dhe te beja shaka per rezultatin, sepse aq miqesia jone na e lejon.”

“Por une jam emocionuar dhe e kam kaluar pak dozen. Mbase, duke e menduar me mire tani, nuk ishte momenti i duhur apo vendi me adapt per te bere ate skene.”

“I kerkoj falje te gjithe atyre qe jane ndjere te ofenduar dhe dua te theksoj se nuk kam kerkuar ne asnje moment qe te tregoj mungese respekti.”

“As ndaj tij, as ndaj atleteve te tjere ne fushe apo ndaj Interit dhe tifozeve te saj te apasionuar. Me vjen shume keq.”

“Ka qene nje akt i pafajshem, nga nje person qe Tucun e do shume. Me vjen shume keq. Sinqerisht, Luiz Felipe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.