Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Flet Marotta: “Ja si eshte situata per Tonali dhe per Lautaro Martinez.”

E FUNDIT – Flet Marotta: “Ja si eshte situata per Tonali dhe per Lautaro Martinez.”
Inter Club Staff

Ne keto dite po flitet shume per presingun e vazhdueshem te Interit per Sandro Tonalin, lojtarin qe ka perfunduar jo vetem ne orbiten zikalter, por edhe te shume skuadrave te tjera ne Serie A.

Emri i mesfushorit te vitlindjes 2000, eshte edhe ne listen e Juventusit, Barcelones, Milanit dhe Paris SaintGermain.

Pak a shume nder klubet me te rendesishme ne Europe e kerkojne ate. Por me sa duket, nder ta, ka nje njeri qe e deshiron me shume se te tjeret Tonalin: ai quhet Beppe Marotta dhe eshte CEO i Interit.

Keshtu shprehet Citta Celeste per kete ceshtje qe me sa duket vetem perpara pak minutash ka arritur ti rrembeje edhe nje deklarate jo shume te gjate Beppe Marottes per kete ceshtje, por edhe per Lautaro Martinez.

Keto kane qene fjalet e administratorit te deleguar zikalter per mikrofonat e Citta Celeste: “Tonali? Po, ai eshte nje djalosh shume i talentuar dhe me shume te ardhme.”

“Mbi te ka shume skuadra te interesuara dhe nuk mund te them asgje tani. Te shohim ne te ardhmen.”

“Gjithesesi, per momentin nuk ka asnje te re ne lidhje me kete ceshtje dhe kete e them me siguri.”

Nderkohe, per Lautaro Martinez ai eshte shprehur: “Lautaro? Eshte cdo gje e ndalur ne kete moment.”

“Ne cfare pike jemi? Ne asnje pike. Kjo eshte situata. Nuk ka asnje te re ne lidhje me Lautaro Martinez.”

Keto kane qene fjalet e Beppe Marottes qe nuk ka dashur te zgjatet dhe te tregoje detaje as per Tonalin dhe as per Lautaron. Pak a shume ashtu si ai ben gjithmone: nuk nxjer asnjehere dinamika te merkatos per mediat, pervec rasteve kur ato i interesojne te dalin ne media.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.