Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

233 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, flet Marotta: “Lautaro dhe Sanchez, ja si qendrojne gjerat sot per sot. Tani kemi nje objektiv: te rritet niveli…”

E FUNDIT, flet Marotta: “Lautaro dhe Sanchez, ja si qendrojne gjerat sot per sot. Tani kemi nje objektiv: te rritet niveli…”
Inter Club Staff

“E ardhmja e Interit eshte ajo qe te perballet me nje sezon te ri me sigurine qe do te marre pjese ne Champions, edhe pse situata e Romes dhe Napolit eshte e rendesishme sepse ato mund te fitojne Kupat Europiane.”

“Eshte nje motiv krenarie ne kete moment ne kemi arritur kualifikimin ne Champions dhe eshte e sigurt qe niveli do te rritet akoma me shume. Ky eshte objektivi qe kemi.”

“Do te bejme gjithcka qe te zhdukim cdo diference qe kemi me skuadrat perpara ne klasifikim.”

Keto kane qene fjalet e Beppe Marottes, administratori i deleguar i Interit, ne mikrofonat e Sky Sport perpara ndeshjes me Fiorentinen.

E ardhmja e Sanchez?

“Kemi pasur disa kontakte te rendesishme me Manchester United per te kuptuar nese mund ta mbajme edhe pas Getafes.”

Lautaro mund te rinovoje?

“Operacioni i rinovimit do te preke disa lojtare ne fund te sezonit, por mbi te gjitha lojtaret e rinj me te cilet duam te lidhemi gjate.”

“Ketu futet edhe nje lojtar i ri dhe i rendesishem ashtu si eshte Lautaro Martinez te cilin ne duam ta mbajme ne Milano.”

“Kete gje do e bejme me qetesi dhe kthjelltesi. Ka nje raport besimi nga te dyja palet dhe ai eshte shume i lumtur qe vesh kete fanelle.”

“Ne momentin e pare te duhur do te vleresojme te ardhmen e tij.”

Chiesa do te luaje tek Interi?

“Ai eshete nje lojtar i Fiorentines sot dhe me shume mundesi do te jete edhe sezonin qe do te vije, varet nga ata.”

“Por me siguri nuk ka pasur asnje sulm per te dhe asnje negociate.”

“Respektojme Fiorentinen dhe i japim meritat qe i takon djaloshit, por Interi ne kete moment nuk eshte e interesuar per te.”

Ndeshja e sotme ndaj Fiorentines?

“Pres nje ndeshje te mire, ku duhet respektuar kundershtari dhe duhet pasur kujdes, sepse kane lojtare shume te mire.”

“Por duhet fituar kjo ndeshje per te mos e humbur mundesine per te qene sa me lart ne klasifikim.”

“Ndaj Romes merituam me shume, por nuk e arritem. Ndaj Fiorentines pres te luajme mire, dhe te marrim nje rezultat pozitiv gjithashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.