Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,632 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, FLET MAROTTA: “Me vjen keq per Perisic. Dybala dhe Lukaku? Asnje nxitim. Dicka e kemi bere ne…”

E FUNDIT, FLET MAROTTA: “Me vjen keq per Perisic. Dybala dhe Lukaku? Asnje nxitim. Dicka e kemi bere ne…”
Inter Club Staff

Eshte edhe tema Ivan Perisic qe po shkon drejt Tottenham nje nga temat e diskutuara pak me pare nga Beppe Marotta ne eventin ‘L’Amico Atletico’ te  Fondazione Cardinaletti Onlus ne Milano.

Ai ka folur per Perisic keshtu por edhe per merkaton zikalter: “Me vjen shume keq per Perisic, por donte te provonte nje eksperience te re ne Premier League.”

“Nuk ishim ne pozicionin qe te benim oferta me te shtrenjta se Premier League. Zgjedhja e tij ishte vetem per faktin se ne te ardhmen donte nje te ardhme tjeter nga ajo aktuale, nje kampionat te ri.”

“Respekt maksimal per kete dhe shume falenderime. Do te gjejme zevendesin e duhur dhe ne cdo rast kemi Robin Gosens.”

“Dybala dhe Lukaku? Nga ana jone nuk ka asnje ankth dhe nxitim, nuk duhet te bejme asgje me shpejtesi.”

“Me siguri disa gjera i kemi bere paraprakisht, duke tentuar qe te luajme perpara kohe. D ote duhet kreativitet dhe kurajo tani per te kaluar te disa aksione te tjera.”

“Eshte e qarte se shtylla kurrizore e kesaj skuadre nuk do te preket. Jemi Interi dhe duam te bejme sa me mire, duam te jemi ambicioze per te ardhmen.”

Keto kane qene fjalet e Beppe Marotta qe keshtu nuk pranon te jape te reja rreth Dybala dhe Lukaku por konfirmon se Inter ka bere dicka ne merkato por pa e zbuluar ate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.