Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,257 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, FLET MAROTTA – “Nje tranjer i ri ne vend te Spallettit? Duhet te dini dicka: nuk mendoj se ai eshte fajtori per kete situate.”

E FUNDIT, FLET MAROTTA – “Nje tranjer i ri ne vend te Spallettit? Duhet te dini dicka: nuk mendoj se ai eshte fajtori per kete situate.”
Inter Club Staff

Ne prag te takimit per skuadrat e dyta qe ka organizuar Lega Pro, Beppe Marotta ka folur per sa i perket ndeshjes se djeshme ne Europa League ku Interi u eleminua nga Eintracht por edhe per te ardhmen. 

Administratori i deleguar i Interit ka folur edhe per pozicionin e tranjerit zikalter, Luciano Spalletti.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Traneri ne rrezik? Jo, tranjeri nuk ka faj per asgje. Spalletti ne kete rast nuk ka lidhje me kete situate. Keto jane veshtiresi qe lindin objektivisht pavarsisht se kush eshte tranjer. Nuk ka lidhje emri i teknikut me problemet qe kemi shfaqur.”

“Spalletti po drejton skaudren ne menyren me te mire te mundshme dhe mund te themi qe tashme duhet te mbledhim veten bashke me te per te arritur nje objektiv te rendesishem (e ka per Champions League dhe garen per kualifikimin).”

Per sa i perket daljes nga Europa League, administratori i deleguar zikalter shton:

“E vertete, na ka mbetur nje shije e hidhur per kete humbje dhe nuk eshte nje alibi mungesa e shume lojtareve edhe pse ne te vertete mungonin plot nente te tille.”

“Duhet qe te na behet mesim, duhet qe te shikojme te ardhmen qe per momentin quhet Milan e qe do i kemi perballe vetem pas dy ditesh.”

“Duhet te nxjerim nga vetja te gjithe krenarine dhe sensin e perkatesise ndaj bluzes te cilat jane elemente teper te rendesishem per te arritur objektivat.”

Duke folur edhe per objektivin e kualifikimit ne Champions, Marotta tregon se eshte besimplote:

“Konsideroj Interin se eshte ne nje faze te nje rritje te vazhdueshme. Objektivi eshte natyrisht qe te kualifikohemi ne Champions League dhe nuk eshte e thjeshte kjo duke pare kundershtaret.”

“Por ne jemi ne gjendje qe ta arrijme dhe qe te dielen do te kemi nje ndeshje teper te veshtire. Sic e thashe edhe me pare, eshte nje ndeshje ku duhet te tregojme te gjithe kualitetet tona.”

Ne fund, natyrisht nuk kishte si te mungonte edhe nje koment per Mauro Icardin mbi te cilin ka shume pak lajme te reja.

“Te reja per te nuk ka, nuk ka asgje per tu shtuar. Une jam gjithmone optimist dhe mendoj se deshira per te bere mire mund te prevaloje dhe si pasoje mund te jemi me te lumtur ne te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.