Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

1,053 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, Moratti e pranon se ka nje oferte Icardi per Higuain + 50 mln nga Juventus: ja fjalet e tij!

E FUNDIT, Moratti e pranon se ka nje oferte Icardi per Higuain + 50 mln nga Juventus: ja fjalet e tij!
Inter Club Staff

Zerat per nje operacion te dyfishte ndermjet Interit dhe Juventusit qe e shikojne Mauro Icardin te veshur bardhezi dhe Gonzalo Higuain zikalter bashke me 50 milione euro per Interin, duket se po shtohen gjithmone e me shume, edhe pse shume njerez mendojne se ky eshte vetem nje thashethem merkatoje vere.

FcInterNews ka pyetur sot tifozin numer nje te Interit, ish-Presidentin e klubit zikalter, Massimo Moratti qe te komentoje kete skenar merkatoje, duke analizuar edhe te ardhmen e kapitenit zikalter me klubin.

Ja fjalet e presidentit legjendar te Interit:

President, cili eshte mendimi juaj per nje tratative kaq te diskutuar si ajo e Interit me Juventusin per shkembimin e dy sulmuesve?

“Mbi te gjitha dua te them se Icardi eshte nje lojtar ne rritje te vazhdueshme dhe me duket se potencialin e tij te vertete ne nuk e kemi pare akoma. Si pasoje, kam shume kuriozitet per ate qe do te behet ne te ardhmen, sepse jam i bindur se do te behet edhe me i forte nga sa eshte. Do te ishte nje mekat te hiqnim dore prej tij. Nga ana tjeter eshte Higuain qe me siguri eshte nje lojtar me eksperience te madhe dhe ka qene thelbesor si tek Napoli por edhe tek Juventusi e do te ishte i tille kudo ku do te luante. Por ka nje diference moshe qe ne oferten e bere prej tyre e kane mare parasysh duke pare se sa para kane ofruar pervec kartonit te tij. Nuk eshte nje oferte per tu harruar, por ne te njejten kohe te ben te mendosh se mbase per ne Icardi eshte thelbesor dhe nuk duhet te heqim dore.”

Duke konsideruar te gjithe aspektin e oparacionit, teknik dhe ekonomik, sidomos perballe FPF, si do te beje ti?

“Shiko, duhet te jesh i pergjegjshem per Interin qe te meret ky vendim. Une mund te flas si tifoz dhe si tifoz dua qe Icardi te qendroje.”

Jo vetem Juventusi por edhe Chelsea e do. Blues duan te paguajne klauzolen, qe vlen vetem per jashte shtetit…

“Eh, ata nese duan ta blejne vijne dhe ta blejne e nuk ke cfare i ben asgje…”

Ju me ato 110 milione, ke do te merrnit per ta zevendesuar? Dhe si do e permiresonit me shume skuadren?

Per te permiresuar skuadren, do te merja Payet nga Marseille. Me pelqen shume. Ka grinte dhe eshte nje lojtar i madh. Per sulmin me duket se Lautaro Martinez mund te behet nje sulmues i madh. Nje emer tjeter ne kete moment nuk di cfare te them, por ata qe jane te forte vertete kane te njejten vlere ne merkato si Icardi. Duhet te lirohet njeri qe ta blejme…”

Sot doli edhe lajmi se Lewandowski do te largohet nga Bayern Munich.

“Ja, ai eshte nje njeri qe ben gola. Por eshte nje lojtar komplet tjeter nga Icardi.”

President, ne baze te asaj qe keni thene po e mbyllim me nje mini provokim: nese lojtaret e vleres se Icardit vlejne njesoj sa Icardi, a do te ishte me mire te pranohet oferta e Juventusit ku ne kembim pervec 50 milione euro qe mund te zevendesohen, do te vinte po nje sulmues i madh?

“Se sa te na e marrin 110 milione euro, nuk do te ishte njhe ide e keqe. Eshte e qarte se perpara frikes se mund te ta marrin me klauzolen, shkembimi me Higuain do te ishte nje operacion per tu marre parasysh, pa dyshim. Por ka akoma per te bere Icardi, do te diskutohet me te dhe mundesite per te qendruar jane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.