Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Flet Sabatini, por duken si fjale lamtumire: “Interi eshte Inter, do kisha dashur nje histori me te…”

E FUNDIT – Flet Sabatini, por duken si fjale lamtumire:  “Interi eshte Inter, do kisha dashur nje histori me te…”
Inter Club Staff

Sot ka qene nje bombe e vertete per tifozet zikalter lajmi se Sabatini mund te kete paraqitur doreheqjen tek Suning. 

Pak me pare, duke dale nga selia e Interit ne Corso Vittorio Emanuele ll ne Milano, Walter Sabatini ka folur per pozicionin e tij per gazetaret dhe ka qartesuar disa gjera per sa i perket zerave te disa oreve me pare.

Ja fjalet e tij qe duken me shume si fjale lamtumire:

Ai fillimisht i eshte pergjigjur pyetjes nese eshte dorehequr nga pozicioni si koordinator teknik i Suning Sports: “Po flasim per nje klime totalisht te qete. Me mire mos ma beni kete pyetje sepse duhet te pres cfare do te ndodhe dhe qe Interi te mbaroje ndshjet e saj. Lojtaret duhet te rrine te qete por luftetare sepse Interi ka nje objektiv shume te rendesishem per te arritur. Keshtu, nuk do te jem une ai qe do te krijoje konfuzion.”

“Pres qe Interi te beje Interin sic ka treguar ne ndeshjet e fundit dhe te fitoje sepse duhet te fitoje. Champions do te ishte nje ngushellim per nje eksperience time jo ekzaltuese ne pergjithesi.”

“Po diskutojme ne nje klime te kuptueshme totalisht. Por dua te pranoj qe Interi eshte Inter dhe do te ishte bukur nese do te kisha ndertuar nje histori pak me te bukur dhe qe do te qendronte ne kohe.”

“Flas ne te shkuaren? Nuk e kuptova kete gje. Jam i hutuar. Ju beni punen tuaj, nuk mund te bej sharlatanin tani me ju.”

“Mos me beni pyetje te tjera ju lutem. Spallettio? Shpresoj se do te qendroje vitin e ardhshem por jo vetem. Ai duhet te kaloje nje pese vjecar ketu sepse eshte nje tranjer i madh dhe meriton te fitoje trofe ne kete klub.”

 

Keshtu, nese dicka nuk do te ndryshoje ne ditet ne vazhdim, fjalet e Sabatinit duken me shum fjale lamtumire dhe ai eshte gjithmone e me larg Interit dhe Suning, pavarsisht se nuk ka dashur te shprehet pa u mbyllur sezoni ende.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.